LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmohet Greqia për drogën në Shqipëri/ Kërkesa publike për autoritetet shqiptare

19 Korrik 2017, 12:44, Aktualitet CNA

Droga e gjetur në territoret shqiptare ka qenë kryefjala e ditëve të fundit në median shqiptare. Sasi të mëdha të drogës janë kaluar jashtë kufijve të shtetit shqiptar e sidomos në atë grek. Rritja e përdoruesve të hashashit sidomos në shkollat greke ka alarmuar autoritetet e këtij vendi.

Shteti helen i ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunim shtetit shqiptar për të luftuar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të cilat janë transportuar kontrabandë drejt vendit të tyre.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Toksas, gjatë takimit me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari, ka bërë kërkesën për bashkëpunim.

Toksas tha se për të frenuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë i organeve greke me ato shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se ministri Toksas ka kërkuar që të shtohen masat e sigurisë në pikat kufitare dhe jo vetëm. Sipas tij kjo është mënyra e vetme për të përballuar këtë problem mjaft serioz./CityNews

Lajmet e fundit nga