LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

44 persona bien në “rrjetën” e Policisë brenda 24 orëve/ Cila është arsyeja

19 Korrik 2017, 12:09, Aktualitet CNA

Duke vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimatrisë  kriminale, Policia e Tiranës ka proceduar 44 shtetas gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit për shtyp, 1 shtetas ishte i shpallur në kërkim, 9 janë të arrestuar, 1 shtetas është i ndaluar, 30 të tjerë po procesdohen në gjendje të lirë, ndërsa 4 shtetas janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në 24 orë.

Strukturat e drejtorisë Vendore të Policise Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, eivdentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.

Gjatë 24 orëve janë proceduar penalisht 44 shtetas nga të cilët, 1 shtetas i shpallur në kërkim, 9 shtetas të arrestuar, 1 shtetas i ndaluar , 30 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Më konkretisht :

Është ndaluar shtetasi në kërkim :

Besnik I., vjeç 50, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal të datës 30.06.2016, ka lënë në fuqi vendim penal  të datës 11.07.2017 të Gjykatës të Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ?Vjedhja e energjisë elektrike ose impluseve telefonike?, ku i mbeten për të vuajtur dhe 3 muaj e 25 ditë burg. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, shtetasit :

E. Sh., E.Sh., A. O., dhe E. Sh., vjeç 18, 21, 22 e 22, banues në Tiranë, pasi  në bulevardin ?Zhan D? Ark?, gjatë kontrollit në mjetin tip ?BMV?, (pronë e shtetasit E. Sh.), i?u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4.6 gr. me gjithë ambalazh, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 5 telefona celularë të markave të ndryshme si dhe mjeti. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 283/2 i Kodit Penal.

E. L., vjeç 21, pasi në rrugën ?Bardhyl?, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë dhe grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin A.M., vjeç 27, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 89 & 236 të Kodit Penal.

I. C., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në fshatin Farkë e Madhe, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tezes, shtetasit A. H., vjeç 39, Neni 130/a i Kodit Penal.

F. E., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën ?Xhenfize Keko?, duke drejtuar mjetin tip ?Volksvagen? është përplasur me ciklomotorrin tip ?Pegasus?, me drejtues K.A., i cili po parakalonte dhe për shkak të mungesës së skafandrës, ka pësuar dëmtime faciale, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

A.  G., vjeç 18, banues në Paskuqan, pasi në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip ?Lifan?. Neni 291 i Kodit Penal.

Është ndaluar shtetasi :

M. D.,vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën ?Myslym Keta?, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes M. D., i vjeç 22, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ?Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare?. Neni 130/a i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga