LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodranët "bombardojnë" me pyetje Bashën/Ik! Kush je ti që heq Topallin?!

18 Korrik 2017, 09:44, Aktualitet CNA

Kreu i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkoi ditën e djeshme në Shkodër për të kërkuar votën e demokratëve për një mandat të dytë në krye të selisë blu, por në fakt u përball me një situatë jo të këndshme.

Ashtu siç edhe pritej, demokratët e Shkodrës kanë braktisur Bashën për garën false që po zhvillon në PD, por edhe shkatërrimin që i bëri partisë. Ndërsa, një pjesë e vogël e demokratëve që kanë qenë të pranishëm në sallë kanë sulmuar dhe gozhduar jo pak kreun e PD.

CityNews raportoi pak më parë për një incident të ndodhur në takimin e Bashës, ku një zotëri shkodran i kishte kërkuar transparencë për marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama, por që përmes presionit nga servilët e kreut të PD ishte detyruar të ulej.

Por mesa duket presioni nuk i ka ndalur shkodranët t?i thonë në sy Bashës të vërtetën. Burime nga takimi i thanë CityNews se shkodranët i kanë kërkuar llogari kreut të vetëngrirë, duke i drejtuar një sërë pyetjesh mbi gjendjen në të cilën ndodhet PD.

Pyetjet e shkodranëve:

Pse cove PD ne kete humbje katastrofike?
Kush je ti qe ben listen e deputeteve pa pyet askend?
Kush je ti qe nuk ben transparente listen e antaresise?
Pse fshin nga listat demokratet?
Pse nuk vendose ne liste Topallin qe ka bere opoziten me te forte?
Pse te eshte mbyllur goja per marreveshjen me Ramen.
Pse nuk liron karrigen e kryetarit qe mban peng?
Pse ben farse garen?
Pse nuk ik?/CityNews

Lajmet e fundit nga