LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i Brendshem ndjek nga afër operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit

18 Korrik 2017, 15:57, Aktualitet CNA

Ministri i Puneve te Brendshme Dritan Demiraj ndjek nga afer operacionet nga toka dhe ajri per shuarjen e zjarrit ne qarqet Shkoder dhe Lezhe, qe rrezikojne jete njerezish, banesat dhe pyjet kombetare.

Ne ndihme te operacioneve te emergjencave civile jane vene ne dispozicion te gjitha forcat zjarrefikese, flota e helikoptereve dhe ndihma nga kompania private Viva Coppter Ministri Demiraj falenderoi drejtorine e Emergjences Civile, drejtorine e Zjarrefiksave, Forcat e Armatosura dhe Policine e Shtetit per mbajtjen nen kontroll dhe fikjen e vatrave te shumta te zjarrit.

Ministri Demiraj kerkoi nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria qe te hetojne me perparesi per zbulimin e zjarrevenie te qellimshme qe rrezikojne Sigurine Kombetare./CityNews

Lajmet e fundit nga