LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me maska dhe makinë të dyshimtë/Grabitje si nëpër filma në Ksamil

18 Korrik 2017, 11:36, Aktualitet CNA

Një supermarket ka rënë pre e grabitjes në zonën turistike të Ksamilit, në Sarandë. Mësohet se hajdutët kanë marrë 1 milion lekë të reja në supermarket dhe janë larguar në drejtim të paditur, duke braktisur makinën në një zonë afër.

Sipas policisë, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm dy persona kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit të 54-vjeçares K.A. me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja.

Në vjedhje është përdorur edhe një automjet tip ?Ford Eskort? me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.

Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga