LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI shpërthen si kurrë më parë ndaj Ramës/ Kryeparazit, ik!

18 Korrik 2017, 07:44, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me Samitin e Triestes, të cilin e quan një dështim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka akuzuar Ramën se në Trieste u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Duke e etiketuar kryeministrin si kryeparazit, Vasili shton se kush merr zero duhet të iki dhe se të gjithë po presin largimin e tij.

?Rama, ky kryeministër kryeparazit.

Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë degjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të çertifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim…?, shkruan Vasili./CityNews

Lajmet e fundit nga