LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Implikimi i policisë në trafikun e drogës/Haki Çako nxjerr shifrat: Sa evidentuam

18 Korrik 2017, 09:51, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ishte i pranishëm në mbledhjen raportuese në Zyrën Opreacionale, ku u diskutua mbi implikimin e punonjësve të policisë nnë trafikun e kanabisit.

Nga Kryeministria, Çako pohoi se policia ka verifikuar 51 punonjës të saj, ndërsa ndaj 14 prej tyre janë marrë masa disiplinore me pezullim.

?Çdo polic ka marrë përgjegjësitë e veta për kontrollet. Punonjësit e policisë duhet të jenë shembull për të gjithë. Në kuadër të luftës kundër kanabisit janë kryer takime sensibilizuese me shoqërinë. Penalisht dhe administrativisht janë hetuar dhe verifikuar 51 punonjës policie për shkelje dhe 14 prej tyre janë ndëshkuar me masa disiplinore. Kemi kryer në bashkëpunim m Policinë italiane për monitorim nga ajri për evidentimin e parcelave me kanabis. Qarqet me risk më të lartë Shkodra janë Durrësi dhe Vlora?, deklaroi Çako.

Më tej, kryepolici Çako theksoi se ka rënë kultivimi i kanabisit në vend këtë vit, ku janë evidentuar 157 vepra penale. Sipas tij, Policia e Shtetit ka goditur 60 grupe kriminale të kultivimit, ndërsa theksoi se vijon puna për parandalimin e kultivimit të kanabisit./CityNews

Lajmet e fundit nga