LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto Faktet- Basha në pikiatë!/Tre qytetet që iu bashkuan Patozit

18 Korrik 2017, 08:44, Aktualitet CNA

Kreu i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po lëviz çdo gur për të çuar drejt rrënimit total partinë e dytë më të madhe në vend. Pas rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen dhe as pranoi të bënte një analizë të rezultatit dramatik, por u mjaftua me vetëngrirje, duke rikandiduar sërish për postin e kryetarit.

Pasi përçau dhe rrënoi Partinë Demokratike deri në çdo qelizë, Basha hapi garën për kreun e ri, ku edhe këtu gaboi. Ai përjashtoi nga gara kundërshtarët, shkeli me të dyja këmbët statutin e partisë, nuk pranoi analizë, nuk bën publike listën e anëtarësisë, dhe për këto e shumë arsye të tjera Lulzim Basha po zhvillon një garë false dhe të pambështetur nga demokratët.

Shumica e demokratëve në mbarë vendin janë ngritur njëzëri kundër tij, me peticione e protesta, duke kërkuar anulimin e garës farsë.

Nga ana tjetër, disa nga figurat e rëndësishme dhe me peshë në Partinë Demokratike kanë krijuar lëvizjen për ringritjen e PD, të kryesuar nga ish-nënkryetati i kësaj partie, Astrit Patozi, së cilës u janë bashkuar dhe ish-ministri i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë Tiranë, Leonard Olli, këshilltari Fabian Topollaj, anëtarë të shumtë të Këshillit Kombëtar të PD, apo edhe gazetarë, siç ishte Bledian Koka, etj.

Ky i fundit ka nisur takimet me demokratët e zhgënjyer nga Basha në të gjitha strukturat e PD në mbarë vendin.

Ndalesa e parë ishte në qytetin e Durrësit, ku në takimin e Astrit Patozit u bashkuan një numër i madh demokratësh. Ky ishte takimi i parë që nxori në shesh dështimin e Lulzim Bashës me demokratët në Durrës. Ky i fundit shkoi në qytetin bregdetar për të kërkuar votat e demokratëve për 22 korrikun, por u braktis prej tyre, madje pati dhe peticion kundër kreut të PD për anulimin e garës false. Salla ishte pothuajse e boshatisur, ku Basha u dëgjua vetëm nga servilët e tij dhe ata që i shkojnë pas për të ruajtur karrigen. E kundërta ndodhi në takimin e Patozit, i cili mbushi sallën plot me demokratë, që iu bashkuan kësaj lëvizjeje që në takimin e parë për ringritjen dhe shpëtimin e PD.

Nalesa e dytë e lëvizjes për ringritjen e PD ishte Vlora. Patozi shkoi në qytetin tjetër bregdetar menjëherë pas Bashës dhe po në të njëjtën sallë. Teatri ?Petro Marko?, i cili në takimin e Bashës shpërtheu në thirrje kundër tij, për Patozin u ngrit në këmbë duke e pritur me duartrokitje. Pra, demokratët vlonjatë treguan hapur zhgënjimin dhe braktisjen që i kanë bërë Lulzim Bashës, ku përveç protestave e thirrjeve kundër tij, firmosën dhe peticion për anulimin e garës.

E njëjta situatë, mbase dhe më zhgënjyese për Lulzim Bashën, ishte në qytetin e Korçës. Demokratët korçarë treguan mbështetjen më të madhe ndaj Astrit Patozit, i cili mbrëmjen e kaluar shpalli pikërisht nga qyteti juglindor ?Lëvizjen për ringritjen e PD?. Ndryshe nga Lulzim Basha, i cili e nisi fushatën e tij në strukturat e PD pikërisht nga Korça, por që nuk u mirëprit prej tyre, pasi korçarët ishin ndër më të pakënaqurit me listën personale të kandidatëve për deputetë që iu paraqiti në fushatën e 25 qershorit dhe që pakënaqësinë e shprehën hapur edhe në garën për kreun e ri të PD, e kundërta ndodhi mbrëmjen e kaluar me Patozin. Ky i fundit shkoi në Korçë si shpresë për shpëtimin dhe ringritjen e PD dhe për këtë fitoi një mbështetje të madhe të demokratëve.

Korça konfirmoi një rritje të madhe të ?Lëvizjes për Ringritjen e PD?, e cila sapo ka nisur misionin e saj, ku është ndalur deri më tani në vetëm tre qytete, dhe që pritet të marrë frymë dhe të rritet akoma më shumë, teksa do përshkuajë mbarë vendin. Kësaj lëvizjeje iu bashkuan në qytetin juglindor edhe tre deputetë, si Eleina Qirici, Ridvan Bode dhe Gjergji Papa.

CityNews iu sjell më poshtë fotot krahasuese të Bashës dhe Patozit në secilin prej takimeve të zhvilluara në këto tre qytete./CityNews

Lajmet e fundit nga