LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen vendimet e Triestes, asnjë projekt nuk e prek Shqipërinë

17 Korrik 2017, 13:40, Aktualitet CNA

Shqipëria nuk është askund në projektet dhjetëra-milionëshe që morën financim në Samitin e Triestes. Deklaratat triumfuese të Edi Ramës pas samitit, fatkeqësisht, kanë qenë një tjetër lojë mediatike për të fshehur dështimin.

Përfundimet e Samitit të Triestes, që tashmë janë publikuar zyrtarisht e rrëzojnë kryeministrin tonë që thoshte se ?jemi të parët? në projekte. Asnjë nga shtatë projektet e miratuara për fazën 2016-2017, si pjesë e asaj që quhet Axhenda e Ndërlidhshmërisë, nuk lidhet me vendin tonë.

Nuk e prek Shqipërinë, projekti i gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Nuk e prek as Korridori Mesdhetar që lidh Bosnjën me Kroacinë, as investimet në Korridorin e Pestë, as hekurudha që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe as ajo që lidh Serbinë me Bullgarinë.

Edi Rama shkoi duarbosh në Samit dhe u kthye po duarbosh. Njësoj siç paralajmëroi ambasadori italian në Shqipëri.

Është e qartë nga grafiku se Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfituesit më të mëdhenj nga projektet dhjetëra-milionëshe të miratuara në Trieste. Projektet e financuara për vitin 2016-2017 mund t?i gjeni të detajuarakëtunë faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku edhe janë publikuar të gjitha projektet që u miratuan nga liderët e BE-së në Trieste.

Dështimi është kaq i qartë, saqë deklaratat e Edi Ramës dhe vartëses së tij, Majlinda Dhuka për sukesesin në Trieste, sot tingëllojnë shokuese. Guximi me të cilin gënjen kryeministri Edi Rama, detyrimi që kanë vartësit e tij për të gënjyer publikisht, është tronditës.

Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit i Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj deklaroi tekstualisht se:

?Shqipëria fitoi mbështetje për 4 projekte, për përgatitjen e tyre, të cilat unë do t?i përmend shkurtimisht, si dhe një projekt rajonal, pra, 5 projekte, e ndjekur nga vendi i dytë me dy projekte. 5 projektet, të cilat morën mbështetje nga instrumenti i investimit të Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë për t?u përgatitur janë: 

Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit;

Ndërtimi i by-pass-it të Lezhës;

Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor;

Zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës dhe infrastruktura e biznesit;

Projekti rajonal i sektorit energjetik për linjën e transmetimit me OST;

Siç e shpjegova, Shqipëria u rendit në këtë thirrje në vendin e parë, me 4 projekte, ose rreth 3.33 milion euro, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e dytë me dy projekte, e kështu me radhë vendet e tjera?

Projektet që përmend drejtoresha e kryeministrisë nuk rezultojnë askund në përfundimet e Samitit.

Paaftësia e administratës shqiptare për të thithur para nga Bashkimi Europian nuk mund të fshihet pas atleteve të bardha të Triestes. Shpresa e fundit është që në takimin e radhës në Londër, Edi Rama t’i ketë zgjidhur dilemat për veshjen dhe të mendojë më shumë për paratë që mund të marrë nga Bashkimi Europian./Lapsi.al

Lajmet e fundit nga