LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetvritet parashutisti i njohur/ Mesazhi prekës që i dërgoi gruas së tij

17 Korrik 2017, 16:08, Kosova & Bota CNA

Një parashutist 27 vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga një avion në 4115 metra lartësi mbi DeLand, Florida.

Momente para hedhjes, Capotorto Vitantonio me origjinë italiane, i kishte dërguar një video mesazh gruas së tij, 25 vjeçares Costana Zitellini, duke i thënë asaj se ai do të hidhej dhe nuk do të hapte parashutën e tij duke i dhënë kështu fund jetës.

?Do të shkoj në një vend të mrekullueshëm,? thoshte 27 vjeçari në video mesazhin për gruan e tij.

Menjëherë bashkëshortja ka kontaktuar ekipuipazhin e avionit nga ku parashutisti do të kryente vetvrasjen nga, por ajo kishte arritur shumë vonë.

Ai u gjet me fytyrë poshtë në një fushë në juglindje të pistave në DeLand Municipal Airport në orën 10:25.

Çifti punonte në United Parachute Technologies, një kompani që prodhon kontejnerë për parashutë dhe Vitantonio thuhet se kishte bërë rreth 600 hedhje përpara vdekjes së tij tragjike.

Vitantonio “dukej normal”, sipas Tara Richards në Skydive DeLand, një nga vendet më të njohura të hedhjeve me parashutë.

“Ne i japim klientëve tanë një udhëtim të sigurt në lartësi dhe i transportojmë ata duke përdorur avionët që konsiderohen si më të mirët në industri. Kur një person hap derën dhe hidhet, ata janë përgjegjës për veten e tyre, ” ka raportuar kompania e fluturimit.

08:22 Kosova & Bota

"Ballkani pa kufij"

Europa Juglindore i ofron Kinës, atë që Brukseli preferon ta...

Lajmet e fundit nga