Connect with Us

REPORTAZHI/Njihuni me 90 vjeçarët durrsakë që “refuzojnë” të plaken

Aktualitet

REPORTAZHI/Njihuni me 90 vjeçarët durrsakë që “refuzojnë” të plaken

Publikuar

-

Megjithë vështirësitë e jetesës dhe moshës, disa nga 90-vjeçarët e Durrësit vazhdojnë të merren me veprimtari krijuese. Të kujdesur vazhdimisht për shëndetin e tyre, të moshuarit mendojnë se edhe puna është një “ilaç“ shumë i mirë për jetëgjatësinë.

Nga Gëzim Kabashi

Bashkëqytetarët i konsiderojnë ata si një “minierë e pashfrytëzuar” për historinë e qytetit, e mbi të gjitha si një kategori gjithnjë e më e pakët në numër për të ritreguar shekullin e 20-të. Ndërkaq pushteti vendor është i vëmendshëm me ta vetëm në raste festash jubilare, pa menduar për “thesarin” që ata bartin, falë përvojës së tyre.

Mosha e Gjergj Vlashit dhe Ali Sulës ndodhet në të dy anët e stekës prej 90 vitesh. Kujtesa e tyre i rikthehet viteve 1930-të kur ata ishin ende nxënës. Dr. Aliu kujton takimin me At Gjergj Fishtën në bibliotekën franceskane të Tiranës. “Ishte i veshur me zhgun dhe me konop rreth belit, mjaft i pashëm dhe i qeshur – sjell në kujtesë për BIRN Ali Sula, duke riprodhuar edhe fjalët e fratit poet: Pse e ke pru kët camërdhok deri këtu?”. Më pas dr. Aliu rreshton mësuesit e tij në Institutin “Illyricum” Justin Rrota, Gjon Shllaku, Benedikt Dema, Pashk Bardhi, Donat Kurti e Athanas Gega, të gjithë emra të shquar të kulturës sonë kombëtare. Edhe Gjergj Vlashi ka qenë i vogël, kur prindët e dërguan në shkollë në Shën Mitri Korona (Kalabri). “Më caktuan në klasën ku kishte dhënë mësim Jeronim de Rada-thotë thjesht Gjergji.

Të moshuarit e Durrësit që nuk heqin dorë nga pasionet e hershme nuk janë të pakët. Mazllum Reka, 88 vjeç, herë pas here i shtrohet punimit të mozaikëve me gurë zalli, duke i ardhur keq që për këtë mjeshtëri shumë pak të rinj janë të interesuar. Ndërkaq Nexhip Xheneti merret me gjyqet e pafund të pronave, të cilat i konsideron me humor një punë intelektuale që i bën mirë për të mbajtur mendjen në formë. 90 vjeç që nga 5 shkurti i këtij viti Nexhipi i përgjigjet shkurt pyetjes sime se me çfarë do të merrej nëse nuk do të ishin gjyqet e pronave. “Do të kujdesesha për financat e ndonjë firme. Këtë di të bëj-thotë 90-vjeçari Nexhip Xheneti, që nuk heq dorë nga puna.

E kaluara dhe kujdesi për ta bërë të njohur historinë e afërt të qytetit nuk mungon në krijimtarinë e regjisorit, shkrimtarit dhe përkthyesit Gjergj Vlashi, i cili në 13 korrik festoi 89-vjetorin e lindjes. “Netët e një qyteti” është libri i fundit i radhës në listën e botimeve për autorin dhe i kushtohet tërësisht Durrësit. Njëlloj si romani i parë “Njeriu i netëve të vjeshtës”, shkruar për ditët e fundvitit 1943 kur Durrësi u zbraz nga nazistët dhe një nga banorët u bë dëshmitari i vetëm i jetës në një qytet fantazëm.

Qyteti dhe e ardhmja e tij mbeten një merak i përhershëm në krijimtarinë e autorit Vlashi, i cili këto ditë ka përfunduar edhe përkthimin e romanit “Madhështia e tragjedisë” nga shkrimtari spanjoll Quim Monzo. “Kjo është jeta ime – shprehet Gjergj Vlashi, i cili prej vitesh punon çdo ditë me të njejtat ritme dhe duke u bërë një shembull mjaft i mirë për bashkëqytetarët që i kanë dhënë titullin “Qytetar nderi”, ndërsa është dekoruar edhe me titullin “Nderi i Kombit”.

Dr. Ali Sula ka festuar 94-vjetorin e lindjes në maj të këtij viti. “Në vitin 1923 kur u linda, në Durrës prindët i regjistronin me vonesë të posalindurit për shkak të rrezikut të vdekjes që vinte nga malarja-tregon për BIRN mjeku Ali Sula. Ai duhet të jetë nga të paktët durrsakë, që kujtojnë ende tërmetin e dhjetorit të vitit 1926. “Xhamat u drodhën bashkë me shtëpitë për dy-tre ditë radhazi, dhe ky është kujtimi i parë i fëmijërisë për mua – sjell në mend dr. Aliu. Po njëlloj ai kujton edhe zbatimin e planit urbanistik të Durrësit në atë kohë, duke vlerësuar z. Ahmet Dakli në vitet 1930 si “kryebashkiaku më i mirë i qytetit”.

LEXO EDHE:  Reportazh/ Fabrika e miellit që u kthye në Galeri Arti

Mjeku i nderuar ka shkruar dy libra për historinë e Durrësit në vitet 1930-1940, njëri prej të cilëve në gjuhën italiane. “Reminiscenze durazzine”, botimi i shoqëruar me dhjetra foto të kohës, që ai e quan “një trill serioz” u bë shpejt mjaft i kërkuar nga vizitorët e huaj që mbërrinin në Durrës në vitet e kapërcimit të shekujve. Mjaft prej fqinjëve nga Italia kuptonin të kaluarën e këtij qyteti në periudhën e paraluftës së Dytë Botërore përmes tregimit të një dëshmitari.

Kohët e fundit Dr. Aliu ka botuar një libër mbi historikun e sistemit shëndetsor në rrethin e Durrësit. Sipas kolegëve mjekë është historiku i mbështetur jo vetëm në dokumenta, por edhe në njohjet e drejtpërdrejta që mjeku i shquar ka patur me paraardhësit e tij, si dhe me sistemin e institucioneve që tani nuk ekzistojnë më. Dy muaj më parë, kur Presidenti I Republikës e dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” dr. Aliu tha vetëm këto fjalë: “Ky titull i takon edhe shëndetsisë dhe spitalit të Durrësit”.

Dr. Aliu lexon dhe shkruan thuajse çdo ditë. I ndërgjegjshëm për kufizimet e moshës, ai mendon se bashkë me shëtitjet e përditshme, puna intelektuale mbetet një nga mjekimet më efikase për shëndetin. “Janë tepër të rëndësishme prejardhja gjenetike dhe dieta e ushqimit, por puna mbetet faktor prioritar-thotë mjeku i nderuar.

Megjithëse ka kaluar 94 vjet, Ali Sula vazhdon të jetojë me shqetësimet e qytetit, veçanërisht me ato që lidhen me historinë e vjetër dhe të re të tij. “Ne ende nuk e dijmë se ku kanë përfunduar 80 objektet arkeologjike që u grabitën në vitin 1997 nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit-shprehet dr. Aliu, ndërsa flet për mundësinë e rikthimit të artefakteve të zbuluara në qytet e që ndodhen në muzetë e vendeve të Evropës, në Vjenë, Stamboll, Romë apo Londër. Studiuesi Hasan Ulqini ka përgatitur një listë të këtyre objekteve dhe një kërkesë për të patur të paktën kopjet e tyre është më se e ligjshme. “Ne duhet ta bëjmë sa më shpejt këtë kërkesë-thotë dr. Aliu, pa e përjashtuar veten nga kjo nismë.

“Durrësi nuk duhet ta harrojë të kaluarën e vet – vlerëson mjeku i njohur, që mërzitet për investimet e bëra pa kujdes dhe që ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Duke folur për rëndësinë e turizmit në qytetin antik, dr. Aliu nënvizon se “buxheti I bashkisë përmirsohet duke rindërtuar traditën dhe këtë mund ta bëjnë vetëm profesionistët”. Më pas përsërit se shëndeti nuk bëhet vetëm me recetat e mjekut, por me kushtet në të cilat ai jeton. “Parqet e gjelbëruara apo plazhi janë shkatërruar në mënyrë katastrofike , njëlloj si qyteti, dhe sipas mjekut Ali Sula kjo është pasojë edhe e mungesës së sensit të përshtatjes me të kaluarën./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  TV5 reportazh për Tiranën dhe ëndrrën e saj europiane

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri, aty ku jeta vlen shumë pak”/ Copëza nga udhëtimi për në vendlindje

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri, aty ku jeta vlen shumë pak”/ Copëza nga udhëtimi për në vendlindje

LEXO EDHE:  “Reportazhi i qytetit tim”/ Përzgjidhen tre më të mirët

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: