LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i tretë brenda pak orësh/LSI i vërsulet Ramës: S’ke parë gjë akoma!

17 Korrik 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Deputetja e LSI, Silva Caka, ka reaguar për deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot nga Berati.

Pas Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit, edhe deputetja Caka ka reaguar ashpër, duke thënë se LSI në opozitë nuk është lojë fjalësh, as zhurmues për zullumet e tij dhe kastës qeverisëse.

Më tej, ajo i bën thirrje Ramës të qetësohet, teksa shton me ironi se e di që e kanë lëshuar nervat.

Ja reagimi:

E falenderoj Edi Ramën që më në fund, pas shumë mundimesh, e pranoi që do të ketë Lëvizjen Socialiste per Integrim opozitë. Opozita jonë nuk është lojë fjalësh, as zhurmues për zullumet e tij dhe kastës qeverisëse.
Ne kemi nisur një proces që do të jetë çmontuesi i diktaturës së drogës dhe parave t? krimit që blenë votën e lirë të shqiptarëve. Ndaj më kot Edi Rama është shqetësuar në Berat se ne do të ngremë zërin dhe do t’i bërtasim shoferit.
Qetësohu zoti kryeministër! Ne e dimë që nervat të kanë lëshuar dhe i rrethuar nga servilët, dëshira jote është të dëgjosh lëvdata me zë të ulët, por misioni ynë është krejt tjetër; shumë më i thellë dhe i fortë se deklaratat që ti bën për të tërhequr vëmendjen.
Opozita jonë është betejë e vërtetë dhe jo fjalë kafenesh, ku ty të pëlqen të kalosh kohën me ata që të sponsorizojnë dhe bashkëpunuan fort në blerjen e votave, me paratë e krimit e të drogës.
Ti mund t’a konsiderosh veten timonier të makinës, që po aq sa ty ka nevojë për riparime, përpara se të na çojë drejt greminës. E për këtë ne jemi më të përgatitur dhe më të fortë se kurrë, sepse kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, madje edhe të atyre që me pahir të votuan e që sot ndihen të frikësuar nga deliri dhe arroganca që të ka përfshirë mendjen dhe veprimet.
Qetësohu zoti kryeministër dhe shfrytëzoje kohën e mbetur të verës për t?u ?stërvitur? e jo për t’u tallur me njerëzit që i fton në “bashkëqeverisje”, sepse të pret një opozitë e fortë, e prerë, e pakompromis dhe mbi të gjitha denoncuese e çdo akti korruptiv dhe shkelje, nga ato që bashkëpuntorët e tu i kanë shumë për zemër.
Qetësohu dhe fillo përgatitu fort, sepse asnjë tender, koncension, vendim qeverie apo qoftë dhe vendimi më periferik i çdo bashkie, nuk do t’i shpëtojë vëmendjes tonë.
E meqë i ke qejf batutat, po të themi sot: qetësohu, se nuk ke parë gjë akoma!/CityNews

Lajmet e fundit nga