LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi nga Korça i drejtohet direkt Bashës/Thirri mendjes, ia ke borxh PD

17 Korrik 2017, 18:15, Aktualitet CNA

Në vijim të fjalës së tij në Korçë, ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili po udhëheq Lëvizjen për Ringritjen e Partisë Demokratike pati një thirrje direkte për kreun e vetëngrirë Lulzim Basha.

Përpara korçarëve, Patozi i kërkoi Bashës që t?i thërrasë mendjes, pasi ka ende pak kohë dhe këtë ta bëjë si borxh të tij ndaj Partisë Demokratike.

?Nuk kam ardhur për kreun e PD, por nuk lejova edhe pse isha kandidat, jam gati të marr një vendim tjetër nëse PD ka një shans që kjo farsë të ndalet, ne këtu nuk kemi ardhur për kryetarin por për demokratët. Të shënohet në statut që kushdo qoftë kryetari i Partisë të jap dorëheqjen nëse humbet. Penalitet nëse shkelet statute. Statusi nuk po përfillet në asnjë pikë të tij. PD forca udhëheqëse e opozitës të dalë kundër qeverisë, t?i lenë komplekset, marrëdhëniet e vjetra. T?u demostrojmë partive të tjera dhe shqiptarëve se ne jemi forcë e qëndrueshme. Kundërshtari po tallet me ne. Ne nuk mund ta lejomë. Unë jam, këtu që t?i bëj thirrje Bashës nga Korça që ka ende pak kohë që t?i thërrasë arsyes ta ndërpresë këtë garë farse elektorale, ia ka borxh PD të bëjë këtë. Nuk jam I sigurt që thirrja ime të dëgjohet, por jam i detyruar ta bëj?, tha Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga