LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungoi në takimin e Patozit në Korçë/Ish-ministri i Berishës sqaron arsyen

17 Korrik 2017, 20:40, Aktualitet CNA

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj, ka sqaruar mungesën e tij në takimin e zhvilluar sot në qytetin e Korçës nga lëvizja për ringritjen e PD, kryesuar nga Astrit Patozi.

Në rrjetet sociale, Mustafaj shkruan se një arsye e papritur shëndetësore e ka penguar të jetë sot mes korçarëve.

?Te dashur miq demokrate te Korçës ! Nje arsye e papritur shendetesore me pengoi te jem sot me ju. Por Astrit Patozi me thote se bashkebisedimi shkoi shume mire e se jeni te shumte ju qe keni te njejtin shqetesim si ne per te ardhmen e Partise Demokratike. Kjo ma shton keqardhjen pse nuk munda te jem sot me ju?, shkruan Mustafaj./CityNews

Lajmet e fundit nga