LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Rama mburr Ushtrinë, por harron një detaj dhe ‘masakrohet’ nga qytetarët

17 Korrik 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka bërë një status për të falenderuar Forcat e Armatosura të cilët kanë zbritur në terren për të shuar vatrat e zjarrit në qytetin e Lezhës dhe Shkodrës.

Bashkangjitur fotografive, Rama shkruan ?Që mbrëmë vijon pa pushim aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës?.

Por përtej komenteve pozitve të cilët kanë vlerësuar punën e FA, nuk kanë munguar komentet që kritikojnë kreun e qeverisë pasi në disa prej fotove shihen ushtarakë që po tentojnë të fikin flakët me lopatë, pa asnjë siguri për jetën e tyre.

?Nuk fiket zjarri me lopate zoti kryeminister duhen mjete as nje qeveri nuk ka hedh leke per zjarrefikse?

?Ushtria e NATO-s shuan zjarr me kazma e lopata dhe pastron plehrat rrugëve … ore në kohën e xhaxhit quhej Komunale kjo jo USHTRI?

?Keshtu hyhet ne Europe 2017 duke fikur zjarrin ushtari me xhaket dhe me lopate, po turp i madh per politikanet e Shqipërisë skandal?, shkruajnë disa nga komentuesit./CityNews

Lajmet e fundit nga