LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia në Zvërnec/ Deputeti i PD: T’i akordohet një medalje të riut nga Maqedonia

16 Korrik 2017, 15:03, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në plazhin e Zvërnecit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka akuzuar kryeminitrin Edi Rama se po qëndron indiferent përballë kësaj situate dhe po bën ironi me fotot që hedh nga bregdeti.

Në fund, deputeti i PD ka propozuar që të riut Benjamin Ferati, i cili humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte dy të tjerë,t duhet t?i akordohet një medalje për aktin sublim.

Statusi i plotë i deputetit

?Te nderuar miq! Dje kater te rinj humben jeten ne plazhet tona. Ne kete absurd te madh qe perfaqson turizmi ne Shqiperi, me kushte skandaloze, mungese uji, dritash, ndotje ekstreme te plazheve, trafik te renduar e cmime stratosferike, mbivendoset dhe mungesa totale e sigurise. Ku jane sherbimet e rojeve te plazheve te rekluamuara me aq pompozitet pak kohe me pare??!

Nuk funksionojne ne asnje pike te bregdetit nga Velipoja ne Sarande, per te mos folur pastaj per qindra pishinat e shperndara kudo neper vend. Asnje sinjalistike qe te tregoje vendet e rrezikshme me shkembinj apo rryma nenujore. Perballe kesaj situate alarmante ne pikun e sezonit vjen indiferenca totale e Kryeministrit qe sot si per ironi e fillon diten me pamje nga bregdeti i betonizuar i jugut. Asnje reagim per 4 jetet e humbura, as me i vogli ngushellim per familjaret e tyre e per me teper asnje premtim qe neser dicka do ndryshoje ne drejtim te sigurise se jetes te pushuesve.

Ne fund dua ta mbyll me nje propozim, qe pasi te jete qartesuar dinamika e ngjarjes, te riut Benjamin Ferati i cili humbi jeten duke u munduar te shpetoje dy jete njerezish??Ti akordohet nje medalje per aktin e tij sublim?. Do ishte ne nderin tone ti shprehim mirnjohjen e thelle per kete akt heroik ekstrem. Kam bindjen qe shpreh edhe mendimin dhe deshiren e cdo shqiptari?, shkruan Spahia./CityNews

Lajmet e fundit nga