LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Realiteti në PD që nuk e njeh Lulzim Basha?!

16 Korrik 2017, 13:07, Aktualitet CNA

Partia Demokratike po kalon një nga momentet e saj më të vështira të këtyre 27 viteve histori të ekzistencës së saj politike.

Shumë demokratë, politikanë karriere, senatorë, njerëz pro Bashës dhe kundër tij, nëse i takon dhe diskuton qetësisht me ta, kupton realitetin që po ndodh sot në PD.

Të gjithë e njohin nga i pari tek i fundit, të gjithë e kuptojnë përplasjen e madhe dhe përçarjen që po thellohet çdo ditë në këtë parti.

Por a e njeh Lulzim Basha këtë realitet?. Besojmë se po dhe pikërisht ndoshta ky është qëllimi i tij, në vetvete çdo aksion i tij politik ka pasur këtë përfundim, të atij realiteti që ne po e lexojmë sot, pra të kapë dhe të mbajë Partinë Demokratike me çdo kusht, qoftë ajo edhe më e vogël dhe më e dobët.

Kur bisedon me njërëzit, të gjithë flasin edhe për të tjera realitete, të cilat nuk besojmë se Lulzim Basha nuk i njeh. Le të listojmë disa prej tyre, të cilat i pranon çdo Bashist apo anti-Bashë brenda PD, që në fakt ky është një problem i madh, sepse kjo tregon një ndarje me thikë ?pro? dhe ?kundër?, brenda strukturave të saj, ç?ka e bën të ketë një frymë kundërshtare.

Gjithsesi le të sjellim faktet, që tregojnë se ky realitet që po kalon sot opozita dhe që njihet mjaft mirë nga demokratët, nuk e ka fillesën sot, por e ka vite më parë.

Së pari në vitin 2013, po ta fillojmë që atje analizën, lexojmë lehtësisht se Lulzim Basha u zgjodh në krye të Partisë Demokratike me pëlqimin e Sali Berishës, me fletë votimi, me numër serie. Gjithsesi kjo fazë u kapërcye, rivali i atëhershëm, deputeti i ndjerë, Sokol Olldashi tha se pranonte humbjen dhe nuk do të lejonte përçarjen e Partisë Demokratike.

Më pas Lulzim Basha ishte kryetari që kishte për detyrë të drejtonte PD deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të ringrinte opozitën. Mision që nuk ndodhi, kjo sepse rezultati i 25 qershorit të 2017, ka të paktën 230 mijë vota më pak se më parë.

Por çfarë ka ndodhur në këto 4 vite? Në katër vite të Lulzim Bashës si kryetar partie, është thirrur vetëm një herë Kongresi, është thirrur vetëm një herë Këshilli Kombëtar dhe asnjëherë në asnjë rast nuk pasur më thirrje të këtyre institucioneve të partisë.

Lulzim Basha ka dashur të ngrejë emrin e tij dhe jo të pyesë apo të vlerësojë institucionet që zgjedhin demokratët. Ky është një realitet që besojmë se çdo demokrat tani e ka pranuar.

Më pas detyra e tij ishte riorganizimi i Partisë Demokratike në bazë dhe në degë. Në Durrës, në Korçë, në Fier, në Vlorë, në Pogradec, në Shkodër dhe kudo ka pasur një përplasje të fortë të strukturave të bazës, për shkak se zgjedhja e kryetarëve, apo rizgjedhja e strukturave, përjashtimi apo riemërimi i ndonjë personi në krye të Partisë Demokratike, është bërë me urdhër të Lulzim Bashës dhe jo me zgjedhje nga strukturat e demokratëve.

Rezultatet flasin vetë. Situatën e njohin të gjithë nga veriu në jug dhe ky nuk është një realitet që Lulzim Basha nuk e di, por ka qenë ai, personi që e ka urdhëruar strukturën apo të deleguarit e tij, të cilët e manipulonin bazën e PD për të vendosur në krye të saj emra individësh që ishin të preferuarit e Lulzim Bashës.

Ata të preferuar që i dhanë një katastrofë elektorale Partisë Demokratike dhe tani mblidhen si një çetë mjeranësh për të treguar se sa vlera kanë. Në fakt vlerat e tyre janë rezultati dhe rezultati është katastrofë, pra zgjedhjet e Lulzim Bashës ishin katastrofike dhe ky është një realitet që Lulzim Basha, askush nuk ka dyshim se e di.

Pas organizimit të Partisë Demokratike dhe zgjedhjes së sekretariatit qëndronte në një hap tjetër bashkëpunimi dhe vlerësimi dhe krijimi i një ekipi me një frymë që do të sillte bashkimin dhe ecjen përpara të Partisë Demokratike.

Kjo nuk ndodhi, Lulzim Basha emëroi, komandoi dhe shkarkoi kë dëshironte, ata që humbnin i gradonte më lart.

Nuk ka asnjë rast të vetëm që ?ekipi?  i Lulzim Bashës, Kryesia të thirrej përpara një aksioni politik. Gjithçka bëhej ndryshe, Basha hidhte hapat, bënte veprimet dhe pastaj për të legjitimuar gjithçka kishte bërë qoftë edhe gabim, ai thërriste institucionet e partisë, ku me shumicën e servilëve dhe mbështetësve të tij legjitimonte çdo gabim dhe katastrofë politike që i regjistronte demokratëve. Ky është një tjetër realitet, që po t?i sjellim faktet me radhë, edhe vetë Lulzim Basha e di.

Një anë tjetër në fakt e realitetit të Lulzim Bashës është sulmi i pamoralshëm ndaj bashkëpunëtorëve dhe personaliteteve politikë të Partisë Demokratike. Është i vetmi kryetar ndoshta i një force politike në Shqipëri, në Europë, apo edhe në botë, që krijon një grup apo sekt ilegal, një call-center që me fake profile, si një bandë kriminale, shajnë, fyejnë indimidojnë dhe shpifin për këdo që u del përpara. Kjo gjithmonë me urdhrin e Lulzim Bashës.

Ky është një realitet që Lulzim Basha e di, por që tregon se sa i frikur, sa në panik dhe cili ka qenë realiteti që ai dëshironte.

Më tej mund të flasim për dhjetëra e dhjetëra takime, bashkëpunime, gënjeshtra e mashtrime, të cilat janë një realitet që nuk i thotë një njeri anti-Bashë apo një njeri ProBashë, por sot po i thonë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ata me të cilët punoi për shumë vite, por i tradhtoi, i gënjeu dhe i keqpërdori për interesat e tij personale, për të kthyer PD në një situatë të nderë si kjo e sotmja.

Këto që përmendëm më sipër janë disa nga faktet e një realiteti që demokratët e njohin, të gjithë pa përjashtim, edhe ata pro, edhe ata kundër Bashës. Askush nuk e mohon sot se në katër vite, shumë degë, më shumë se të organizuara ishin të ç?organizuara. Ndërhyrjet e Bashës ishin krejtësisht personale dhe sollën dëmtime.

Askush nuk e mohon se Këshilli Kombëtar nuk u mblodh kurrë, askush nuk e mohon se Kongresi nuk u thirr kurrë. Askush nuk e  mohon se Lulzim Basha, Kryesinë gjithmonë e thirrte, pasi mbaronte aksionin e tij politik. Askush nuk e mohon dot se Lulzim Basha krijoi një frymë përçarëse në Partinë Demokratike. Askush nuk e mohon dot se rezultati i 25 qershorit ishte më i dobët se 4 vite më parë. Askush nuk e mohon dot se Lulzim Basha, funksion të vetëm kishte ngritjen e emrit të tij dhe jo të Partisë Demokratike.

Këtë e besojnë, e kanë parë dhe prekur të gjithë. Nuk ka njeri që nuk e di se Lulzim Basha zhduku simbolet e demokratëve gjatë fushatës elektorale. Nuk ka një demokrat që nuk e di se Lulzim Basha në marrëveshjen e tij me Edi Ramën, tradhtoi demokratët në mes të betejës së tyre dhe gjithçka bëri qoftë edhe pozitivisht në atë çadër, ai e çoi në dështim, të gjithë konktributin, të gjithë sakrificën e demokratëve të vërtetë.

Pra qëllimi i vetëm i tij është një tjetër realitet, jo ai që duan demokratët, jo ai që duan idealistët e vërtetë të asaj partie. Realiteti i Lulzim Bashës është ai që po shohim edhe sot, përçarja e Partisë Demokratike, duke kapur disa struktura në bazë, duke vepruar në funksion të ngritjes së emrit të tij për të marrë peng Partinë Demokratike dhe jo për të fituar zgjedhjet përballë Edi Ramës.

Fatkeqësisht Lulzim Basha në këtë realitet kishte rivalë, demokratët e vërtetë, kishte rivale Partinë Demokratike, të cilën po e mban peng për interesa të tij dhe të familjarëve të tij. Fatkeqësisht një realitet, të cilin edhe Lulzim Basha e di mjaft mirë.

Lajmet e fundit nga