LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të mbroni të dhënat tuaja në celular dhe t’u vendosni hacker-ave “kufirin tek thana”

15 Korrik 2017, 06:41, Aktualitet CNA

Hapja nga ana e qeverisë amerikane e një iPhone që u përdor prej vrasësve të San Bernardinos shërben si kujtesë se celularët dhe pajisjet e tjera elektronike nuk janë kasaforta të papenetrueshme.

Ndërkohë që shumica e njerëzve nuk janë në shënjestër të NSA, FBi apo qeverive të huaja, hacker-at kërkojnë gjithë kohës të vjedhin informacionet e njerëzve të zakonshëm. Në telefonin tuaj ju mbani më shumë se sa fotografi. Llogaria juaj e emailit në telefonin celular, për shembull, është një rrugëkalim për ndryshimin e fjalëkalimeve tuaja të bankës, apo fjalëkalimeve të tjerë me ndjeshmëri të lartë.

Njësoj si kur lani duart apo dhëmbët, pakëz ?higjenë kibernetike? mund t?ju ndihmojë shumë për të parandaluar ?katastrofën?.

1. Kyçe telefonin me kod

Të mos bësh këtë, është njësoj si të lësh hapur derën e përparme.

Një kod me katër shifra ? si dhe opsioni i vetëshkatërrimit, që do të fshinte gjithë të dhënat pas vendosjes disa herë gabim të kodit ? e bëri të ngecë për javë të tëra FBI-në dhe e detyroi që të marrë një hacker të jashtëm. Përdorimi i 6 shifrave e bën kodin 100 herë më të vështirë për t?u hapur. Dhe nëse do ni ta bëni edhe më të vështirë, mund të shtoni gërma dhe karaktere të tjera për të rritur më tej numrin e kombinimeve të mundshme. Këta janë opsione edhe në iPhone, edhe në Android.

Opsioni i vetëshkatërrimit që e ka iPhone është diçka që duhet ta bëni ?On? tek Settings / Touch ID & Passcode. Bëjeni këtë, dhe telefoni fshin gjithçka pas 10 përpjekjeve të gabuara për t?u hapur. Por 10 përpjekjet gjejnë zbatim edhe tek hamendësimet e tua, nëse harron kodin, apo nëse fëmijët e tu filojnë e shtypin numra kot më kot.

Të dy sistemet kanë gjithashtu periudha pritjeje pas disa hamendësimeve të gabuara për të vështirësuar provimin e të gjithë kombinimeve. Biometrika, si shenjat e gishtërinjve, mund të shërbejë si një shkurtim për ata që nuk durojnë dot kodet kompleksë.

2. Përdorni enkriptimin

iPhonet me sistem operimi iOS 8 e kanë që në krye të herës enkriptimin total të diskut. Kjo do të thotë që informacioni i regjistruar në celular nuk mund të nxirret ? nga autoritetet apo nga hackerat ? dhe të lexohet në një tjetër kompjuter. Nëse celulari është i kyçur, çdo informacion që do të nxirrej prej tij, do të ishte i palexueshëm.

Ndërsa me Androidin, këtë gjë duhet ta vendosësh tek Settings. Politika e Google kërkon që shumë celularë me versionin më të fundit të Android, duke përfshirë edhe celularët e vet Nexus, të kenë enkriptimin. Por sipas Google, vetëm 2.3% e celularëve aktivë e kanë aktualisht atë version.

3. Vendos gjurmues të celularit (Device Finders)

Find My iPhone nuk është thjeshtë për të gjetur telefonin poshtë jastëqeve të shtëpisë.

Nëse celulari juaj zhduket, mund ta vendosni në ?Lost Mode?. Kjo gjë kyç automatikisht ekranin me kod, nëse nuk është ende kështu, dhe të lejon të vendosësh një mesazh me një numër celulari ku mund të ta rikthejnë.

Aplikacioni vjen bashkë me iPhone, por duhet që të vendosësh parametrat para se të humbasësh celularin. Kërkoni aplikacionin Find iPhone në Dosjen ?Extras?.

Ndërkohë, ?Activation Lock? e bën më të vështirë për hajdutët që të shesin celularin tuaj. Celulari bëhet i papërdorshëm ? nuk mund të riaktivizohet ? pa njohur APple ID e tij. Kjo karakteristikë është automatike tek celularët që kanë të paktën iOS 7.

Nëse gjithë të tjerat dështojnë, mund të fshini të dhënat e telefonit nga një tjetër kompjuter. Ndërkohë që do humbisni informacionin, të paktën nuk do të përfundojë në duar njerëzish dashakeqë. Nuk ka dicka të krahasueshme tek celularët Android, por Google Android Device Manager mund të shkarkohet falas në Google Play.

4. Bëjini ?back up? telefonit tuaj

Nëse do të fshini të gjithë të dhënat, është ngushëlluese të mendoni se nuk do të humbisni gjithë fotografitë dhe të dhënat e rëndësishme. Kjo vlen edhe kur fëmijët jua fusin celularin në një gotë ujë. Aplikacionet si Find my iPhone dhe Android Device Manager do të të lejojnë të bësh këtë, por nëse ia vendos paraprakisht opsionet.

Gjithmonë bëj Update

Përditësimet e celularëve përmbajnë rregullime që ua mbyllin dyert hackerave. Tek iPhone Apple të bën thirrje ta përditësosh. Eshtë më e ndërlikuar me Android, sepse përditësimet duhet të kalojnë përmes shumë prodhuesve të celularëve. Por instalojini gjithmonë kur kërkohet./bota.al

Lajmet e fundit nga