LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lista e zezë” e Ramës/Shpërthim i pakontrolluar i katranit të shpirtit të tij

15 Korrik 2017, 17:31, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ?listën e zezë? të publikuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, që përmbante emrat e zyrtarëve që kanë abuzuar me qytetarët.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se lista e zezë është si katrani i shpirtit të Edi Ramës.

Sipas tij, kryeministri kishte renditur në këtë listë pa asnjë fakt, provë, dëshmi apo dokument 101 emra përfshi dhe të vdekur.

Ja reagimi:

Lista e zeze, si katrani i shpirtit te Edi Rames!
Te dashur miq, dje Edi Rama, i demaskuar si rralle ndonje here me pare per listen e tij te zeze te shpirtit tij te zi, doli si i menderosur ne konference shtypi. Qellimi kryesor i tij ishte te mashtronte shqiptaret per listen e zeze, ne te cilen ai kishte renditur pa asnje fakt, prove, deshmi apo dokument 101 emra perfshi dhe te vdekur duke rikthyer keshtu nje praktike te eterve te tij bllokmene hoxhist, ne te cilen akuza ishte dhe prova e vetme qofte dhe per pushkatimin e tyre.
Rama dje u tha shqiptareve se ai nuk e ka bere liste, dhe kjo ishte njelloj sikur te thoste se ai e ka miratuar por nuk e ka shkruar listen dhe se facebooku i tij ku u publikua lista eshte si nje hale publike, natyrisht jo per publikun e gjere por per fuget, agaçet dhe sojin e tyre.
Ne te vertet lista e zeze ishte nje shperthim i pakontrolluar i katranit te shpirtit te tij te zi! sb/CityNews

Lajmet e fundit nga