LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Identifikohen viktimat/ Kush janë të rinjtë që humbën jetën në Zvërnec të Vlorës?

15 Korrik 2017, 16:02, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e sotme. Në bregdetin e Vlorës humbën jetën 3 të rinj, dy vajza dhe një djalë. Ngjarja ndodhi në Zvërnec të Vlorës ndërkohë që të rinjtë notonin në ujrat e detit Jon.

Vetëm në orët e pasdites është bërë e mundur identifikimi i personave që humbën jetën. Sipas të dhënave nga murgu i qytetit vajzat që humbën jetën ishin Manuela Maraj, 27 vjeçe dhe banuese në Babicë të Madhe, Vlorë. Vajza tjetër është Xhoana Cani, 25 vjeçe dhe banuese në Tiranë. Ndërsa djali që ishte futur në ujë për të shpëtuar vajzat por që fatkeqësisht nuk shpëtoi dot është Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë.

Lajmet e fundit nga