Connect with Us

Video Fakt/Si mashtroi Edi Rama me ministrat teknikë

Aktualitet

Video Fakt/Si mashtroi Edi Rama me ministrat teknikë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për Samitin e Triestes, “listën e zezë” që ngjalli mjaft reagime të ashpra politike, si dhe ministrat teknikë në kabinetin qeveritar.

Duke u ndalur te çështja e fundit, kryeministri Rama u pyet se kur do të largohen ministrat teknikë, të cilët erdhën në qeveri pas marrëveshjes me Lulzim Bashën, duke i hapur rrugë opozitës të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit, Rama deklaroi shpesh në takime me qytetarët, por edhe në studio televizive, se zv/kryeministrja dhe ministrat e Bashës do të largoheshin nga kabineti qeveritar më 26 qershor, pra sapo të dilte rezultati i zgjedhjeve.

CityNews iu sjell më poshtë videon, ku Rama e thotë prerë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut se nëse më 25 qershor PS del fituese, më 26 qershor këta ministra nuk do të jenë në punë. Megjithatë, kjo rezulton të jetë një gënjeshtër e Edi Ramës, pasi sot kanë kaluar plot 18 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit dhe të gjithë ministrat teknikë, bashkë me zv/kryeministren, vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, duke bashkëqeverisur me PS.

LEXO EDHE:  INTERVISTA- Agron Gjekmarkaj analizon qeverinë dhe opozitën/ Nga kabineti nën mediokër i Ramës tek gabimet dhe meritat e Bashës

Ajo që ka surprizuar më shumë është deklarata e bërë sot nga kryeministri Rama. Ky i fundit u tërhoq papritur nga ato që ka thënë para 25 qershorit, duke sqaruar se pret që ministrat teknikë të largohen vetë.

CityNews iu sjell edhe videon e sotme të Ramës, ku ky i fundit shprehet se nuk ka thënë që do t’i shkarkojë ministrat teknikë, por se ata duhet të largohen vetë, pasi sipas tij, kanë mbaruar punën dhe misionin e tyre.

Për më tepër, ndiqni dy videot:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Batutat e Ramës/ Kolonjarët na shtuan borxhet. Për t’i shtuar Kolonjës do i heqim Korçës

LEXO EDHE:  Ironizon Vasili: Po pres të mbarojë njëherë Kinema Republika, pastaj Teatri

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhtie kombëtare

Publikuar

-

Nga

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhti kombëtare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të ngritur një komision hetimor për  UÇK dhe raportin e Dick Marty.

Përmes njëm postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se ky veprim është një akt tradhtie, duke shtuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës.

Postimi i plotë i Palokës:

Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhetie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij. Eshtë qartazi një akt tradhëtie që po i kërkohet të marrë vulen e Parlamentit të Shqipërisë!

Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” , megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhëtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qellime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vemendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.

Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhëtisë.

Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën po veprimtarinë e UÇK-se në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkesh që të vertetojë se UÇK nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…

Çfarë do të thotë kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK?!

Ky nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serbë, një akt tradhetie kombetare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!/CNA.al.

 

LEXO EDHE:  PD pranon manipulimin/ Shpërndan mandate edhe gjatë votimit

LEXO EDHE:  Batutat e Ramës/ Kolonjarët na shtuan borxhet. Për t'i shtuar Kolonjës do i heqim Korçës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Gazeta më e madhe në Austri “ Der Standard” i ka kushtur një artikull vendit tonë, ku shkruan se Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria “Rama” ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Konkretisht, gazeta i referohet procesit mes qeverisë “Rama” me biznesmenin italian Francesco Becetti, i cili fitoi gjyqin me rreth 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon”.

“Der Standard” shkruan se një kompani përmbaruese në Austri ka njoftuar bankat në këtë të shtet që të sekuestrojnë pasuri të shtetit shqiptar, për llogari të procesit gjyqësor të biznesmenit italian.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në 2015 kundër Shqipërisë dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) i dha atyre rreth 100 milion euro në kompensim në Prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën”, citon gazeta.

Kujtojmë që qeveria “Rama” nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi ka ankimuar procesin.

LEXO EDHE:  Aplikimi i policëve për llotarinë amerikane/ LSI akuza Ramës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 2013 në Lezhë s'kanë mbaruar ende/A do ketë çudi të tjera?

Por bazë të ligjeve ndërkombëtare, kur gjykata dënon një shtet dhe ky i fundit nuk pranon të paguajë, zbatohet konventa ndërkombëtare për sekuestrimin e pasurive.

“Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori shihet si pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët vështirë se i drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit”, vijon më tek gazeta austriake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE