Connect with Us

“Shpërthen” si kurrë më parë ish-deputeti i PD/Vota për Bashën, mallkim për partinë!

Aktualitet

“Shpërthen” si kurrë më parë ish-deputeti i PD/Vota për Bashën, mallkim për partinë!

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po humb çdo ditë e më shumë mbështetjen e demokratëve.

Pas rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit dhe garës false që po zhvillon në PD për të mbajtur sërish frenat e partisë, Basha ka humbur mbështetjen e një pjese të madhe të figurave kryesore dhe me peshë në PD.

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha, ka bërë sot një deklaratë të fortë kundër Bashës, teksa kërkon nga demokratët të mos votohet në zgjedhjet e 22 korrikut.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se vota për kreun e PD është mallkim për partinë.

SHKRIMI

Vota per Bashen, si mallkim per PD-ne
Te dashur miq, mos me quani as tendencioz, as ogurzi. Po te doni mos me besoni, biles edhe mund te me shani, por kjo nuk ndryshon asgje tek fakti, se vota per Bashen eshte mallkim per PD-ne.
Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe do dilni dhe ju ne te njejtin konkluzion. Qe kur e vune ne krye te PD-se njeriu ka sjelle vetem dem:
– Dem me drejtimin pa gjak, pa ide, pa kurajo, pa personalitet, pa dinjitet, thjesht pa koke te Partise;
– Dem me ngritjen ne piedestal te mediokritetit dhe zhberjen e vlerave perfaqesuese;
– Dem me çngjyrimin e Partise;
– Dem me kaosin dhe paqartesine vrastare te vijes politike;
– Dem me aksionin politik kontradiktor;
– Dem me çmobilizimin e anetaresise dhe nxitjen artificiale te konfliktit të brendshem;
– Dem me platformen e ceket elektorale dhe listen joperfaqesuese te kandidateve;
– Dem me “shitjen” e mandateve per deputet dhe dy here dem me marreveshjen tradhetare me kundershtarin;
– Dem me genjeshtren per garantimin fals te zgjedhjeve dhe dy here dem me fushaten memece zgjedhore;
– Dem me mosnjohjen e humbjes se merituar dhe dy here dem me rikanidimin per kryetar.
Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe nuk do gjeni dot asnje dobi politike ne veprimtarine e ketij udheheqesi. Provojeni, ju lutem! Merrni laps e leter dhe beni listen tuaj te te mirave qe zoti Basha i ka sjelle PD-se dhe anetaresise me lidershipin e tij. Leshojeni doren, tregohuni bujare me te! Pastaj krahasoni dobine me demin qe na ka bere, PD-se dhe gjithe demokrateve te Shqiperise, dhe do kuptoni mallkimin qe na ka rene mbi koke.
Ka vetem nje menyre per te shpetuar nga ky mallkim: te ngrihemi te gjithe kunder tij.
Une nuk ju ftoj te votoni Selamin edhe pse Selami ia njeh dhe shpreh qarte semundjen PD-se, kupton demin e Bashes dhe fajin e Berishes, njeh dhe vleren kuruese te drejtimit demokratik perendimor. Nuk ju ftoj te votoni kunder, apo te nxirrni votat tuaja te pavlefshme edhe pse e di se vota masive e pavlefshme ose kunder jane grusht derrmues per uzurpatorin e Partise. Nuk ju ftoj te bojkotoni procesin, apo te mbeshtesni Alizotin, Topallin, Patozin, Mustafajn, Harxhin, Ollin apo Deden edhe pse e di se te gjitha keto alternativa jo zyrtare, veç e veç kontradiktore, te gjitha se bashku japin shprese. Nuk ju ftoj te beheni aktiviste te Levizjes per Shpetimin e PD-se, edhe pse e di se tek kjo levizje eshte embrioni i shpetimit te vertete. Une ju ftoj t’i beni te gjitha keto dhe çdo gje tjeter qe na çliron nga ky mallkim, gjithshka qe shpeton PD-ne, gjithshka qe na rikthen ne jete.
Me date 22 korrik Basha ka projektuar nje gare formale dhe me rezultat te paracaktuar. Ne kete gare beteja e Selamit kunder Bashes eshte si beteja e Davidid kunder Goliathit. Me date 22 Basha kurorezohet uzurpator. Nese doni te shpetoni PD-ne ne kete date, alternativa juaj eshte nje: votoni “te voglin” dhe refuzoni “te madhin”, jepini besimin sfidantit shpreseplote dhe ndeshkoni kryetarin fodull, sepse Selami, sido qe te jete, i jep PD-se fryme, kurse Basha, çfaredo qe te beje, ia merr PD-se frymen.
Me date 22 e me pas PD-ja ka vetem nje opsion, vetem nje shprese, vetem nje shpetim: çlirimi i PD-se nga pengmarrja dhe grabitja fillon me pengimin e Bashes me çdo kusht qe te uzurpoje per nje mandat tjeter Partine./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-Berisha: PD do të reformohet sipas modelit amerikan/ Anëtarët vendosin për çdo kandidat

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Foltorja e Demokratëve e iniciuar nga lideri historik Sali Berisha u ndal këtë të shtunë në Vlorë me takimin që ish-Kryeministri mbajti me anëtarësinë e kësaj partie.

Mes qindra simpatizantëve që kishin mbushur sallën e Pallatit të Kulturës dhe jashtë saj, lideri historik i Partisë Demokratike prezantoi edhe platformën se si do të sjell një PD më të bashkuar dhe me një vendimmarrje nga baza, duke ndjekur modelin amerikan me zgjedhje primare për kandidatët.

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se tradhtoi demokratët, duke luftuar për karrigen e tij dhe nuk luftoi për masakrën elektorale të 25 prillit.



Lidhur me deklaratën e kreut të selisë blu se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombatar, Berisha u shpreh se të gjithë demokratët do të jenë në këmbë për  rivendosur pluralizmin e marrë peng nga Rama dhe Basha i kapur prej tij.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha garoi kundër PD, jo kundër Ramës

LEXO EDHE:  Facts and accusations/ Berisha ”executes” Basha politically

Shpalljen “non grata: nga SHBA Berisha e cilësoi si hakmarrje të Xhorxh Soros për rezistencën që ai i bëri projektit të tij për ndarjen e Kosovës dhe kërkesën e bërë në vitin 2017 administratës republikane  që të shpallnin “non grata” Sorosin si ideatorin e rivendosjes së komunizmit në Shqipëri me Edi Ramën.

Lideri historik i Partisë Demokratike foli edhe për rikthimin e tij, në një kohë që më herët kishte deklaruar se nuk do të ndërmerret më projekte politike./Syri.net

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Dashuria e ndaluar me vendim qeverie”/ Beteja për Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

Nga Sabah Jemishta

Unë i njoh personalisht të dy, edhe Berishën, edhe Bashën. Kam punuar me të dy.

Kur amerikanët ushtronin presion ndaj Berishës President dhe Kryeministër i kam mirëkuptuar me mendimin se po ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë shqiptare, duke mos lejuar një njeri të vetëm të përdorë të gjitha pushtetet.

Kur shoh amerikanët e pas 2013- tës që hoqën çdo maskë diplomatike për t’i dhënë Edi Ramës pushtetin e një mbreti absolut të kohës së mesjetës dhe mbyllën sytë dhe veshët edhe përballë krimeve të tilla si mbjellja e gjithë Shqipërisë me drogë, manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve, megakorrupsioni i PPP- ve, kapja e gjithë institucioneve të shtetit nga një person i vetëm, shkelja e përditshme e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëpunimi hapur me krimin e organizuar etj, atëherë mu krijua bindja se gjëja që më pak ju interesonte amerikanëve në Shqipëri, është demokracia dhe funksionimi i saj.

E vetmja shpresë që të rikthehet demokracia në vend, mbetet Partia Demokratike, sidomos, pas rezultatit zhgënjyes të partive dhe nismave të reja në zgjedhjet e fundit.

Çorbën paszgjedhore në PD, duke shpallur non grata Berishën, e gatuan me qëllimin e vetëm, që PD të mos reagonte për masakrën zgjedhore të prillit dhe të bëhej qingji i qeverisë, siç dhe u bë, me vendimet allasoj të Bashës.

Demokratët dhe gjithë njerëzia, edhe socialistët, prisnin që PD të reagonte për farsën zgjedhore, por ndodhi e kundërta.

Pse Basha nuk reagoi fare për zgjedhjet, por shkoi si qingj në kuvend duke stërdëgjuar me përkushtim të plotë pordhët e Edi Ramës?

Ai nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë. Ky quhet bashkëpunim në krim dhe demokratët nuk mund dhe nuk duhet ta kapërdijnë këtë.

Rruga që po ndjek Berisha me Foltoren e tij, është një mundësi statutore për të çliruar PD nga Kryetari që ka vepruar në kundërshtim me interesat bazike të anëtarësisë së saj.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha garoi kundër PD, jo kundër Ramës

LEXO EDHE:  Rama bën lëshimin e papritur për PD-në/Ndryshojmë Kodin Zgjedhor, vetëm …!



Që nga tradhëtia që i bëri Çadrës në 2017, Basha ka humbur mundësinë për të qenë Lider i PD. Me sjelljen e tij politike pas zgjedhjeve të grabitura të prillit, ka humbur dhe të drejtën de facto dhe de jure për të qenë Kryetar i PD-së.

PD duhet të mbetet një forcë politike shqiptare me orientim euroatlantik, siç është krijuar, me qëllim të mbrojë demokracinë dhe interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjithë lufta që bëhet kundër saj, qoftë nga komunistët me Edin në krye, qoftë nga misionarët e tjerë, është të zhbëjnë dashurinë për vendin dhe qendresën ndaj kujtdo për interesat imediate të shqiptarëve në rajon.

Edi Rama me vendim qeverie e ka ndaluar dashurinë për atdheun duke e cilësuar atë si primitive dhe të kaluar. Edhe shoqja Kim e quan të shkuar. Lufta bëhet që Jugosllavia e Re të jetë atdheu i shqiptarëve.

Zoti Basha, të lutem jep dorëheqje, pasi askush nuk beson më që ti mbron dhe lufton për interesat shqiptare, gjë për të cilën të kemi zgjedhur!

Nëse nuk jep dorëheqje, demokratët do të heqin, jo se janë antiamerikan, por ngaqë janë proshqiptarë. Sikur është për amerikanët Amerika e para, për ne është Shqipëria e Para.

Mos u fshih pas gishtit! Nuk do të bëhet Berisha Kryetar i PD-së. Berisha ka rolin dhe kontributin e vet , siç e ke dhe ti. PD është e demokratëve, ata e vendosin kush do t’i drejtojë. As nuk e vendos ti , as Berisha. Ti mund t’i ndihmosh duke u larguar. Misioni yt, jo ai që shkrove libër, por misioni yt i vërtetë ka mbaruar.

Mos dëgjo ata lëpirësit që ke mbledhur dhe presin çdo ditë të bashkëqeverisësh me Edi Ramën; as që të thonë se po u largove ti, nuk ka kush e drejton partinë.

PD, pothuajse në çdo pallat e ka nga një si ti.

Suksese në jetë!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Evi Kokalari përplasje me Desadën e Lulit/ “Shijo ditët e fundit në PD”

Publikuar

-

Nga

Aktivistja Evi Kokalari, e cila një ditë më parë u pa në krah të ish-liderit historik të PD-së Sali Berisha, në Vlorë, i ka bërë ‘dush të ftohtë”, punonjëses pranë Lulzim Bashës, Desada Metajt.

Kjo e fundit është përpjekur të intimidojë Kokalarin me anë të një komenti në rrjete sociale, ku fshihet pas profilit Lolita.

Në një postim të Kokalarit, ku kjo e fundit i bën thirrje që ta marrë shtruar, ka reaguar Metaj.

Qetësohu zonja Evis konservatore …. Meqë ti dhe Edvin Rama keni ndryshuar emrat në emra arti, po të kujtoj që unë kam emrin dhe mbiemrin tim. Dhe shkruaj në emrin tim si qytetare shqiptare. Protagonizmi në moshë paksa të thyer është shenjë e keqe. Të uroj gjithë të mirat dhe suksese.

P.s. kujtesë, Musine Kokalari ka qenë socialdemokrate, jo konservatore”, shkruan Metaj, e cila njëheerësh shenjëstron vetveten.

LEXO EDHE:  Rama bën lëshimin e papritur për PD-në/Ndryshojmë Kodin Zgjedhor, vetëm …!

LEXO EDHE:  Basha takim me bizneset në Durrës/ Do rikthejmë taksën e sheshtë 9%

 



“Protagonizmi në moshë të thyer”, thotë Desada e cila është 48 vjeç një vit më e madhe në moshë se zonja Kokalari.

Por, kjo nuk e ka shqetësuar aktivisten, e cila i ka rekomanduar më tej Desadës, punonjëses së Bashës, që të shijojë ditët e fundit në Partinë Demokratike.

“Shijoni ditët tuaja të fundit në Partia Demokratike e Shqipërisë”, i rekomandon Kokalari, drejtoreshës së Lulzim Bashës./CNA.al

“Desada Metaj, merre shtruar”/ Ironia therëse e Evi Kokalarit ndaj punonjëses së Bashës

LEXO TE PLOTE