LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tregon se çfarë ishte “lista e zezë”/ U bë nami, por...

14 Korrik 2017, 12:47, Aktualitet CNA

Gjatë takimit të zhvilluar sot në Librazhd, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe ?Listën e zezë? me 100 emrat që publikoi në rrjetin e tij social.

Teksa fliste përpara qytetarëve, Rama ka theksuar se lista e publikuar është reale, pasi ajo është bazuar tek komentet e qytetarëve.

Gjitashtu, ai shpjegoi edhe se nuk do të jetë kjo forma që do të përdorë qeveria për të zbuluar padrejtësitë, por do të përdoret një mekanizëm i qartë e transparent.

?U bë nami për një listë që doli në FB tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerr të këqijtë, apo për ti dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar. Ata që kanë komentuar, janë njerëz real, apo fshihen pas profileve të tjerëve. Por mekanizmi që do ndërtojmë ne do jetë i qartë, transparente dhe jo ky, Ai do thotë unë jam anëtar i këtij koalicion. Edi Rama, jam banor i Polisit, kam këtë nr telefoni. Dhe i dalë për zot kësaj që them. Psh; te Hiptekat më kanë bllokuar dhe i dalë për zot kësaj, Dhe qeveria të më garantojë që të vihet në vend drejtësia?, tha Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga