LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama flet për projektin e samitit të Triestes/ Rikrijimi i Jugosllavisë është...

14 Korrik 2017, 11:21, Aktualitet CNA

 

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai ka folur në lidhje me projektin e samitit të Triestes, të cilën e konsideroi një projekt evropian që mbështetet në frymën evropiane të bashkëveprimit dhe ndërveprimit.

Gjithashtu, Rama, gjatë fjalës së tij, e konsideroi si broçkull të madhe rikrijimin e Jugosllavisë, pasi sipas tij me anë të këtij projekti do rriten kapacitetet ekportuese dhe importuese dhe do të nxitet bashkëpunimi me vendet e rajonit.

?Projekti ynë mbështetet nga vendet evropiane. Ai është një projekt euriopian që mbështetet në frymën evropiane të bashkëpunimit dhëe ndërveprimit. Për mua është një broçkull e madhe ajo që ka qarkulluar ditët e fundit në lidhje me rikrijimin e Jugosllavisë. Me anë të këtij projekti ne do të nxisim bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit dhe kemi si synim që të rriten kapacitetet ekportuese dhe importuese. Prandaj mjaft me broçkulla, ashtu siç bëhet zakonisht në kazanin  tonë politike dhe mediatik, por le t?i futemi punës?, theksoi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga