LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk njohim zgjedhjet!/Partia e Fatmir Hoxhës hidhet në sulm (Deklarata)

14 Korrik 2017, 15:36, Aktualitet CNA

Kryetari i PDM e re, Fatmir Hoxha, ka deklaruar sot publikisht se nuk i njeh zgjedhjet e 25 qershorit. PDM e re, e njohur dhe si partia e ish të përndjekurve politikë, ka mbledhur sot Kryesinë.

Në deklaratën e kësaj partie, konstatohet se pluralizmi është goditur rëndë, vota është tjetërsua, dhe kauza e opozitës u shit. Pèr rrjedhojë kjo forcë ka vendosur të mos njohë zgjedhjet, të quajë nul marrëveshjen Rama Basha dhe fton shqiptarët të nisin betejë reale kundër oligarkisë.

E rëndësishme të përmendet është theksimi i idealeve të djathta, kthimit tek vlerat e dhjetorit ?90 dhe mobilizimi i ish të përndjekurve dhe dënuarve nga diktatura, antikomunizmi dhe aktorët kundër oligarkisë.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË
E Partisë së Të Drejtave Të Mohuara e re.

Sot, më 14 korrik 2017, pasi analizoi zhvillimet politike në vend gjatë muajve të fundt, ato të Opozitës së Bashkuar që nga 18 shkurti 2017, marrëveshjen Rama ? Basha të 18 majit, fushatën e zgjedhjeve dhe votimet e 25 qershorit si dhe situatën e krijuar pas këtyre zgjedhjeve, Kryesia e PDM e re konstaton se:
1 ? Sistemi pluralist, i rikthyer prej lëvizjes antikomuniste në vitin 1990 në Shqipëri është goditur në parim dhe në themel. Me marrëveshje okulte, jashtëligjore pluralizmi është përçudnuar, duke hequr mundësinë përfaqësimit dhe zgjedhjes për shtresa, grupime a ide të ndryshme.
2 ? Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama ? Basha. Siç ka deklaruar publikisht kryeministri, pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja pa kundërshtim inrezultatit nga humbësi. Rinimërimi i 64 kutive të Tiranës dje nga KQZ dëshmoi se pothuaj në të gjitha kutitë pati parregullsi e tjetèrsim të votave të Shqiptarëve.
3 ? Shitjen e kauzës së opozitës nga kryetari i Partisë Demokratike. Partitë e opozitës iu bashkuan zotit Basha për shkak se ndanin të njejtin qëndrim për:
a) Edi Ramën si përfaqësues të krimit në politikë.
b) Edi Ramën si autorin dhe fajtorin e kultivimit masiv të hashashit në vend dhe koka e trafikut.
c) Edi Rama si armik i demokracisë dhe ideator e autor i planit të blerjes së votave përmes parave të drogës.
Në fushatën e Lulzim Bashës për zgjedhjet parlamentare këto argumenta jo vetëm nuk u përdorën, por, përmes ministrave ?teknikë? të caktuar nga PD, figura e Ramës u pastrua plotësisht. Njerëzit e PD -së në qe eri nuk zbuluan asnjë parcelë hashashi, asnjë lidhje të Ramës me krimin dhe asnjë blerje vote përmes parave të drogës.
4 ? Instalimin e totalitarizmit përmes votës së tjetërsuar nga keqpërdorimi i opozitarizmit nga Lulzim Basha. Lënia jashtë procesit e shumicës së aleatëve opozitarë që mbajtën 90 ditë protestë dhe lënia jashtë Kuvendit edhe e atyre aleatëve që futi në lista, marrja e një rezultati më të dobët se kurrë, por të paralajmëruar shumë herër, e bën kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike bashkëpërgjegjës për instalimin e totalitarizmit të Edi Ramës me 74 deputetët e tij.

PËR KËTO ARSYE

PDM e re vendosi:

1 ? Të mos njohë zgjedhjet e 25 qershorit dhe rezultatin e dalë prej tij për shka të veprimeve jashtëligjore, jashtëinstitucionale dhe tjetërsim të provuar të votës gjatë gjithë proçesit, pèrfshi edhe numërimin
2 ? Të konsiderojë nul marrëveshsjen Rama ? Basha, si një puç dhe akt tradhëtie ndaj demokracisë.
3 ? Të nisë betejën për rikthimin e pluralizmit dhe vlerave demokratike të dhjetorit ?90
3 ? Të marrë përsipër përfaqësimin e idelologjisë së djathtë shqiptare, luftën kundër komunizmit, mbështetur edhe mbi rezolutat e PE.
4 ? Të koordinojë aktivitetin opozitar kundër oligarkisë me çdo aktor politik të gatshëm për veprim konkret, mbi bazat dhe parimet perëndimore të demokracisë.
5 ? Të ftojë shqiptarët e papërfaqësuar nga politika e pazareve t?u bashkohen lëvizjeve për rikthimin demokracisë në vend dhe rikthimin e sovranitetit të shitur nga marrëveshjet okulte./CityNews

Kryetari i PDM e re
Fatmit HOXHA

Lajmet e fundit nga