LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiakja publikon videon/E frikshme në Shkodër, çfarë ndodhi mbrëmë

14 Korrik 2017, 13:36, Aktualitet CNA

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë krijuar një situatë aspak normale në mbarë vendin, ku janë shënuar vatra të shumta zjarri.

Një situatë dramatike ka qenë mbrëmjen e kaluar edhe në zonën e Bërdicës, në Shkodër.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar një video, ku shihen flakët e mëdha që kanë përfshirë zonën, duke rrezikuar 40 banesa.

?Mbrëmë kaluam një natë të vështirë në zonën e Bërdicës. Falenderoj zjarrëfikset, Policinë, punonjësit e Bashkisë, banorët e zones, që bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës e cila rrezikonte 40 banesa.
Gjej rastin t?ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Shkodër në këto ditë me temperatura të larta të tregohen të kujdesshëm, pasi një pakujdesi e vogël mund të provokojë situata të rënda zjarri. Puna jonë do të vazhdojë me ritëm 24 orësh, në përballimin e çdo situate?, shkruan Ademi./CityNews

Lajmet e fundit nga