LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat- Kush janë pronarët e drogës në Vlorë/Ku e fshehën dy vëllezërit

14 Korrik 2017, 17:02, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë i zhvilluar sot në Llakatund, ku u sekuestruan rreth 600 kg kanabis, në fshatin Drithas.

Burime nga policia bënë me dije se kjo pjesë territoriale ku u gjet droga dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij, F. Tushaj.

Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë, të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.

Krehja e zonës është bere me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e drogës.

Kujtojmë se më herët në një tjetër operacion në Vlorë u sekuestruan rreth 15 tonë drogë. Nga operacioni u arrestuan 9 persona, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati./CityNews

Lajmet e fundit nga