LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del në dritë e vërteta/ Droga e kapur në Vlorë i përket familjarëve të ish-ministrit

14 Korrik 2017, 10:38, Aktualitet CNA

 

Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me operacionin anti-drogë që Policia zhvilloi në Vlorë dhe Kavajë gjatë orëve të mesnatës.

Berisha ka publikuar një denoncim nga ?oficeri dixital?, ku tregohet se kujt i përkiste droga e kapur në Vlorë.

Sipas ?oficerit digjital?, kjo drogë është e klanit Habilaj, të cilët janë kushërinjtë e Saimir Tahirit dhe informacioni është dhënë nga klani Xhafa.

Postimi i plotë:

?Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!

Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!

Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!

Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!

Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Oficeri dixhital informon:

“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata.Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit.Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det” shkruhet në postim./CityNews

Lajmet e fundit nga