LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A i shiti Basha zgjedhjet?!/Patozi: Ja çfarë di unë

14 Korrik 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, zhvilloi sot takimin e radhës me demokratët e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij, Patozi tha se humbja në 25 qershor ishte më e rënda e historisë së kësaj force politike. Sipas ish-deputetit, më rëndë se humbja është sjellja e Bashës pas rezultatit.

?Basha erdhi këtu në fushatë dhe premtoi që do të fitonte. Humbi. Tani nuk mban asnjë përgjegjësi, por vjen sërish dhe thotë ne humbëm, po nuk ka problem. A thua se është humbje e Flamurtarit dhe do fitojmë javën tjetër. Janë 4 vite për demokratët që do të sakrifikojnë. Dikush i ka thënë Bashës kur erdhi në Vlorë që ?na shite?. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi??, tha Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga