Connect with Us

“Zgjidhja”: Thirrja për t’i dhënë fund hipokrizisë së 25 qershorit

Aktualitet

“Zgjidhja”: Thirrja për t’i dhënë fund hipokrizisë së 25 qershorit

Publikuar

-

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka analizuar në një postim në rrjetet sociale situatën aktuale në Shqipëri pas votimeve të 25 qershorit.

Sipas tij, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, të gjitha partitë po rendin kuturu për t’u afishuar si opozita që do të ndëshkojë farsën elektorale.

Më tej, ai shkruan se këto parti duhet t’i ishin bashkuar “Zgjidhjes” në bojkotin e zgjedhjeve dhe të mos dilnin nga kjo betejë të pandershëm.

Në fund, Kokëdhima u bën thirrje të gjithëve që hartojnë raportin e tyre të zgjedhjeve, përpara se ndërkombëtarët të na imponojnë të tyrin në emër të stabilitetit që u premton “timonieri” Edi Rama.

“Për t’i dhënë fund hipokrizisë së 25 qershorit

“Kur s’ke kokë ke këmbë”. Partitë e rrjepura nga Rilindja më 25 qershor po rendin kuturu kush e kush të gërthasë më fort në emër të “qytetarit”! Kush e kush të afishohet si opozita që nuk do ta lërë të pandëshkuar farsën elektorale. Do të kishte qenë më e udhës që partitë opozitare t’i ishin bashkuar alarmit dhe refuzimit kategorik të “Zgjidhjes” për të hyrë në zgjedhje për aq kohë sa nuk do të kishim një kod zgjedhor katërcipërisht të ri, modern dhe europian, larg duarve të partive e tentakulave të tyre korruptive! Deshën të matnin “muskujt” në një sistem elektoral të korruptuar deri në gen dhe dolën nga kjo betejë e pandershme me dhëmbë të thyer. Ishte Zgjidhja që parashikoi, alarmoi dhe bojkotoi totalisht e vetme! Zgjidhja ka tagrin moral t’i thotë tani Rilindjes që t’i mbajë për veten e saj këto zgjedhje të qelbura, të cilave ne nuk ua njohim legjitimitetin, sepse ne refuzuam të merrnim pjesë në atë gosti të fëlliqur elektorale. Më mirë vonë se kurrë. Ejani të hartojmë raportin tonë të zgjedhjeve përpara se ndërkombëtarët të na imponojnë të tyrin në emër të stabilitetit që u premton “timonieri” Edi Rama. Në “titanikun” shqiptar s’do të ketë kurrë stabilitet po nuk ndryshuan një herë e përgjithmonë rregullat e lojës së sistemit tonë elektoral”, shkruhet në postim./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Reagimi i kreut të ZGJIDHJA për vendimet e para të qeverisë

LEXO EDHE:  Zgjidhja "hidhet" në sulm/Kokëdhima: Në fund të majit jemi forcë e katërt

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” ish-deputeti i PS/Çfarë panë shqiptarët nga farsa e zgjedhjeve në PD

LEXO EDHE:  Denoncim/ Policia terrorizon banorët e Fierit

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE