LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër skandal në “listën e zezë” të Ramës/Akuzon në 2017 zyrtarin e shkarkuar 4 vite më parë, emri

13 Korrik 2017, 14:02, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ditën e djeshme, të ashtuquajturën ?lista e zezë?. Ndonëse Rama e korrigjoi më pas listën e tij, ku akuzonte 101 zyrtarë si të denoncuar nga njerëzit për abuzimet në detyrë, kjo listë rezultoi të përbëhej nga skandale.

Pas vënies së emrit në një të vdekuri, një tjetër skandal është pasqyruar në këtë listë.

Rama rendit Aleks Hajdarin të 27-tin në sektorin e Sistemit të Drejtësisë, të akuzuar për shkelje dhe abuzim.

Par verifikimeve, CityNews mësoi se Aleks Hajdari, një nga të piketuarit e Ramës, prej 4 vitesh nuk kryen asnjë funksion publik.

Ai ka qenë kreu i Policisë së Durrësit, por u shkarkua nga detyra me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama.

?Lista e zezë? e Ramës, në fakt nuk është asgjë tjetër, veçse një listë e paverifikuar, ç?ka tregon mungesën e seriozitetit në përgatitjen e këtij raporti të shumë vlerësuar nga Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga