LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida më e madhe me të cilën përballen sot gratë shtatzëna

13 Korrik 2017, 13:00, Lifestyle CNA

Periudha e shatzënisë është një ndër momentet më të bukura për një grua, e megjithatë edhe më e vështira. Duke mos marrë parasysh ndryshimet që pësojnë në metabolizmin e tyre por edhe në trup, një ndër sfidat më të mëdha të grave shtatzënë sot është  cilësuar lënia e duhanit (për ato që e konsumojnë).

Në ditët e sotme ka rezultuar se numri i duhanpirësve femra është rritur në shifra shumë të larta. Kjo është kthyer edhe në një shqetësim shumë serioz, pasi i dimë pasojat që sjell konsumi i saj në shëndetin tonë, por lënia e duhanit është një proces shumë i vështirë, madje për disa rezulton edhe i pamundur.

Për këtë arsye është bërë edhe një studim në Mbretërinë e Bashkuar, ku në qendër të studimit janë 19 mijë gra shtatzëna që pinë duhan.

Hulumtuesit kishin zbuluar se mes femrave që kishin marrë oferta ndihme për ta lënë duhanin, vetëm 13 për qind nga to kishin qenë të afta ta lënë atë, ndërsa 87 për qind tjetër kishin provuar ta linin, por kishin dështuar ose nuk kishin provuar fare.

Ndër ato që kishin menaxhuar ta linin, studimi kishte zbuluar se 43% nga to kishin filluar të pinin prapë brenda gjashtë muajve pas lindjes së fëmijës.
Gjithashtu sipas hulumtuesve janë provuar të gjitha mënyrat që gratë ta linin duhanin, por shumica prej tyre kishin rezultuar dështim. CityNews

Lajmet e fundit nga