LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Selami rrëfen bisedën me Berishën pas shpalljes së kandidaturës/Çfarë i thashë për Bashën

13 Korrik 2017, 21:51, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? në News 24, Eduard Selami nuk e quan veten e tij krijesë të Berishës, por thotë se ishin rrethanat ato që e krijuan.

Si rival i Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, Selami tregon edhe bisedën që ka bërë me Berishën fill pasi ka shpallur kandidaturën.

?Takimin e kërkoi zoti Berisha, por ishte një takim si të tjerët, siç unë takohem rregullisht me të. Berisha më tha se është një moment i mirë për këtë lëvizje, dhe më pas vendosi kryesia. Më tha do mbaj pozicion neutral. Unë i thashë mund ta shprehni preferencën tuaj, me sa di unë është Lulzim Basha dhe i thashë mund ta mbështesësh. Kjo është biseda që është bërë. Unë kam besim tek demokratët e thjeshtë me atë votim të fshehtë që do bëhet?,- shtoi Selami.

Lajmet e fundit nga