LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti i Triestes/Konfirmim i së ardhmes evropiane të Ballkanit

13 Korrik 2017, 09:12, Aktualitet CNA

Më 12 korrik 2017, Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë në Samitin e Triestes për Ballkanin Perëndimor, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014), Vjenë (2015) dhe Paris (2016).

Samiti u drejtua nga Kryeministri italian Paolo Gentiloni dhe morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Emmanuel Macron, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, Kryeministrat, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ministrat e Ekonomisë të vendeve të BE-së dhe rajonit të angazhuara në Procesin e Berlinit.

Samiti shprehu mbështetjen e BE-së për vijimin e palëkundur të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si përgjigja më e mirë ndaj sfidave të përbashkëta të kontinentit tonë. Gjithashtu, palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të afruar më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian, nëpërmjet nismave të reja konkrete si ?Zona Ekonomike Rajonale? dhe Traktati i Komunitetit të Transportit.

Për krijimin e ?Zonës Ekonomike Rajonale? vendet e rajonit miratuan një plan masash për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe punës së kualifikuar. Këto hapa synojnë të bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe shkëmbime tregtare, duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë rritje eknomike dhe të punësimit për qytetarët e rajonit.

Gjatë Samitit, Kryeministrat e pesë vendeve të rajonit dhe Bashkimi Evropian nënshkruan  ?Traktatin e Komunitetit të Transportit?, i cili vendos mbi një bazë të re ligjore modernizimin e rrjetit infrastrukturor në rajon, duke synuar krijimin e një tregu të integruar të  transportit dhe linjëzimin me rregullat e BE-së.

Në fjalën e tij në sesionin e Ministrave të Punëve të Jashtme, Ministri Bushati theksoi kontributin e Shqipërisë për një bashkëpunim rajonal me efekte të prekshme në jetën e qytetarëve tanë.

Duke analizuar progresin e realizuar në kuadër të procesit të Berlinit dhe zhvillimet e fundit në rajon,  Ministri Bushati u ndal dhe tek zhvillimet pozitive në vendin tonë, duke konfirmuar vendosmërinë për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi, e cila do të ketë impakt pozitiv për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri shprehu besimin se këto arritje do të krijojnë terrenin e nevojshëm për marrjen vendimit të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë./CityNews

Lajmet e fundit nga