LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinumërohen 4 kutitë e para të Tiranës/Rezultati surprizë, sa vota i shtohen PDIU

13 Korrik 2017, 09:48, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas vendimit të djeshëm për hapjen e kutive, sot në orën 10 ka nisur rinumërimin e 64 kutive.

Deri më tani janë numëruar 4 kuti dhe PDIU i janë shtuar 4 vota, ndryshe nga rezultati i 25 qershorit.

Konkretisht:

Në kutinë e parë, PS ka marrë 148 vota, ndërsa PDIU 1 votë. Kjo votë e PDIU më 25 qershor është shpallur e pavlefshme.

Në kutinë e dytë PS ka marrë 114 vota, ndërsa PDIU 2 vota. Në 25 qershor PDIU në këtë kuti nuk mori asnjë votë.

Në kutinë e tretë PS 48 vota ka marrë, ndërsa PDIU ka marrë një votë. Në 25 qershor PDIU nuk mori asnjë votë.

Në kutinë e katërt, PS ka marrë 244 vota, ndërsa PDIU 38 vota. Rezultati i kësaj kutie është i njëjtë me atë të 25 qershorit./CityNews

Lajmet e fundit nga