Connect with Us

Rama u përgjigjet kritikëve pas mesnate për “listën e zezë”/Ferri i pret s’keni parë gjë

Aktualitet

Rama u përgjigjet kritikëve pas mesnate për “listën e zezë”/Ferri i pret s’keni parë gjë

Publikuar

-

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas mesnate në lidhje me “listën e zezë” të publikuar nga vetë ai, ku renditeshin të gjithë zyrtarët sipas Ramës kanë shkelur ligjin.

Në lidhje me këtë listë që përmbante 100 emra ka pasur reagime të forta nga rradhët e LSI, madje edhe kreu i vetëngrirë Lulzim Basha e ka quajtur absurde këtë që po bën Rama.

Nga ana tjetër mbrëmë kryeministri i ka quajtur “lule mos më prek” kundërshtarët e tij ndërsa paralajmëron se nuk kanë parë gjë akoma.

Më poshtë reagimi i plotë:

PER LULET MOS ME PREK

Jam shumë i impresionuar nga reagimet e zhurmshme të luleve “Mos më prek” për emrat e zyrtarëve të rreshtuar në përmbledhjen e raportit të postimit Eksperienca Juaj Negative! Çfarë ka ndodhur që deri edhe opozita e vjetër dhe e re, qenkan alarmuar në pikën që të vënë kujën përmes vetë udhëheqësve të tyre?! Kësaj i thonë tamam, “Bir Selman i nënës kë të qaj më parë?!”…

Sidoqoftë po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë:

E para, emrat janë nxjerrë nga komentet e miqve të këtij rrjeti social, pra kanë qenë aty, në postimin prej ku janë përmbledhur dhe nuk janë as “listë e zezë”, as “listë shtrigash”, as kurrëfarë gjëje tjetër përveçse një përmbledhje mekanike që ka bërë Skuadra e Shënimeve.

E dyta, përmbledhja në fjalë nuk është as opinioni im, as qëndrim i imi, as qëllim për të hedhur hije mbi ndokënd apo arsye për të vepruar administrativisht ndaj askujt prej individëve në fjalë.

LEXO EDHE:  Basha si Enveri/ Shpall grupet armiqësore në parti

E treta, “lulet mos më prek” dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!

Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PER SHQIPERINE QE DUAM, e cila do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta. Dhe nuk do të jetë një ferr thashethemesh digjitale nga qytetarë digjitalë që nuk tregojnë identitetin e tyre, po do të jetë ferri i një koalicioni të madh kundër tepsixhinjve, harbutëve dhe parazitëve që paguhen nga taksat tona dhe pa pikën e turpit abuzojnë sa herë u del në shteg njeriu i zakonshëm me hallin e tij!

Pa merak, gjithçka do të jetë morale, ligjore e transparente dhe ferri në fjalë do të jetë prej vërteti jo digjital, sepse boll u cfilit Shqipëria nga Tepsia dhe boll u pataksën njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nga ferrat e administratës shtetërore që janë rritur prej çerekshekulli në lekurën e Shqipërisë/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksident në Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Sipas policisë, makina tip Ford ka përplasur një këmbësor rreth 45 vjeç, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarje.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  “Kandidatët për çmimet Bleta e Artë 2018″/ Gazetari tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i S&P për korrupsionin/ Reagon Basha: Qeveria rrezikon borxhin publik

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës/ Thumbon Bashën, Kryemadhin dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks Fare ku ka dhënë një intersitë të veçantë.

Pyetjeve të dy prezantuesve Devi dhe Dori, kreyministri i ka dhënë duke iu nënshtruar testit të makinës së të vërtetës.

Fillimisht kryeministri Rama ka treguar se emrin Edvin ia ka vënë gjyshja, por më pas ka preferuar të mbajë shkurtimin emrit Edvin.

Pyetjes se a ke mbajtur maskë përpara pandemisë , kryeministri i është përgjigjur “Po”,  “Këtë maskën kështu jo (maskwn kundwr Covidit), por një maskë tjetër po.”

Prezantuesit e Fiks Fare e pyetën kryeminsitrin Rama edhe për mardhëniet që ai ka aktualisht me Presidentin Meta, nëse vazhdonin të kishin mardhënie institucionale

Kryeminsitri konfirmoi se aktualisht nuk ka as mardhënie institucionale “Mardhëniet nuk i kam sepse po pres që t’i dalë rakia”.

Rama gjatë intervistës së tij në Fiks Fare nuk ka preferuar t’i përgjgijet pyetjes për cilësimin si gjethe të kalbura që Presidenti Meta u bëri të larguarëve nga LSI (Lefter Koka, Nasip Naço), të cilët kalaun në PS.

Perpara “makinës së të vërtetës” kryeminsitri pranoi se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka bërë.

Gjithashtu nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk kërkon zbatimin e ligjit për mitingjet e opozitës ku nuk po respektohen masat anticovid, por i drejtohet për ndihmë Zotit.

“Çfarë janë këto pyetje? Ju ka zënë kjo sëmundja e analistëve dhe ju”, ishte përgjigja e kryeminstrit.

Përpara makinës së të vërtetës kryeminsitri Rama i ribëri edhe një herë parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit .Fillimisht parashikoi që PS do të marrë 74-78 mandate, por në fund u ul në 74-76 mandate.

Gjatë intervistës së tij nuk munguan “thumbat”për Presidnetin Meta, zonjën Kryemadhi, zotin Basha dhe zotin Berisha.

LEXO EDHE:  Kur i tregon babait arrat…

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Merkel ndez shpresat për shqiptarët

Duke ironizuar tha se “Tek Basha pëlqej që kur rren zëri i bëhet me i ëmbël. Monika më pëlqen kur s’flet, kurse tek Meta edhe kur është tapë thotë jam esëll.Tek Berisha pëlqej qetësinë që e karakterizon”.

Pyetjes se çfarë nuk pëlqen tek vetja, kryeministri kërkon nga djemtë të fikin “makinën e së vërtetës” për të treguar se nuk i pëlqen zëri i tij i brendshëm.

Rama u pyet se me kë do bënte koaliciom nëse nuk do të mund të arrijë kuotën e deputetëve për të qeverisur .

“Do bëj koalicion me Fiks Fare që të vij të punoj këtu part-time”.

Pyetjes se ku ka më sbumë komunistë sot, në  PD apo në PS Rama u përgjigj se komunistat më të shumtë janë grumbulluar tek Gjiri i Lalzit.

Pyetjes thumbuese se çfarë pëlqen më shumë të pijë midis rakisë verës dhe drogës Rama u përgjigj: “Qumësht grenxash pluhur, thithe nga veshi dhe je bombë”.

Pyetjes së Fiks fare se nëse ishte duke e shfrytëzuar për fushatë vaksinimin kundër Covidi-t, kërkoi që në përgjigjen e kësaj pyetjeje të jetë serioz duke u shprehur se “një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje  dhe 300 mijë vaksina përkthehen në 300mijë buzëqeshje”.

-Nëse pas 25 prillit do t’i duhej të krijonte qevrinë me opozitën, Rama tha se Bashës do t’i jepte Ministrinë e Shtetit për Relaksin, ndërsa Kryemadhit Drejtorinë e Përgjithsme të Sherreve.

Pyetjes se ku e ndjen veten më mirë si politikan apo si piktor, Rama u përgjigj “politikan piktor”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e cila pati prapavijë politike.

Berisha tha se në ngjarjen e djeshme kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve në Elbasan.

Sipas tij, të plagosurit që nuk janë raportuar në media janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, persona me precedent penalë.

Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Merkel ndez shpresat për shqiptarët

LEXO EDHE:  Rama-Basha, leterkembim për çeshtje te Bashkise

Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, deklaroi ish-kryeministri në Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE