LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krim i rëndë në Durrës/E godet me kosën e barit, i çan arterien e zemrës, emri

13 Korrik 2017, 09:31, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jakub, në Sukth të Durrësit.

Pas një konflikti, shtetasi Ludovik Lala, 52 vjeç është goditur me sende të forta nga Asti Mici, 57 vjeç. Goditja ka qenë e rëndë dhe 52-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se shkak i konfliktit është bërë zetori i viktimës. Autori ka kërkuar heqjen e tij dhe pas kundërshtimit të 52 vjeçarit, Mici e ka goditur atë me kosën e barit duke i prerë arterien e zemrës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur të kapë e të arrestojë autorin e ngjarjes së rëndë./CityNews

 

Lajmet e fundit nga