LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i mjekut në Shkodër/ Dorëzohet në polici autori

13 Korrik 2017, 18:03, Aktualitet CNA

Autori i vrasjes së mjekut Ilir Alija në Shkodër, Dritan Ymeri është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Ai u dorëzua pas kontrolleve të shumta të kryera nga forcat policore si edhe pas negociateve të pandërprera me familjarët.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë ? Arrest në burg? për veprën penale ?Vrasje me dashje?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./CityNews

Lajmet e fundit nga