LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha sërish në PD?!/Befason Jozefina Topalli, sjell një rast konkret

13 Korrik 2017, 19:58, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, pas rezultatit dramatik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, nën drejtimin e Lulzim Bashës.

E ftuar në emisionin ?Komiteti? nën drejtimin e gazetarit Berat Buzhala, Jozefina Topalli, një ndër zërat që ka kundërshtuar Bashën, që prej kohës kur ju la drejtimi i partisë në vitin 2013, nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Në lidhje me këtë, ish-deputetja e PD dha shembullin e Francës, ku tha se edhe De Gol u tërhoq, por u rikthye kur populli ishte në ditë të vështirë.

?Berisha sërish ne PD? Kjo nuk është pyetje për mua. Por ka precedent. De Gol u tërhoq, Franca ishte në ditë të vështirë, populli e kërkuan dhe ai u kthye?, thotë Topalli./CityNews

Lajmet e fundit nga