Connect with Us

Skandali në Gjykatën e Durrësit/ Kush është gjyqtari që la të lirë “Zotin e drogës”, emri

Aktualitet

Skandali në Gjykatën e Durrësit/ Kush është gjyqtari që la të lirë “Zotin e drogës”, emri

Publikuar

-

Alket Hatija, i arrestuari i pak ditëve më parë (8 korrik) për llogari të Policisë italiane është cilësuar nga mediat e këtij vendi si lordi më i madh i drogës në Milano.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin me qëllim ekstradimin, duke e lënë me detyrim paraqitje 45-vjeçarin, raporton “Panorama”.

 Gjyqtari qe vendosi te lere të lirë atë që Italia e kerkonte me ngulm si baronin e madh të drogës është Petraq Curi.

Mësohet se arsyetimi i përdorur nga ai për heqjen e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ka qenë, se i arrestuari Hatija e kishte kryer dënimin në Itali.

Nga ana e saj Prokuroria do të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Referuar të dhënave që citojnë Policinë italiane, 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg, akuzohet se ka transportuar në Itali sasi rekord droge.

Prej disa vitesh, Hatija ishte në ndjekje penale nga Drejtësia italiane dhe për këtë arsye ai fshihej në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës/ Zbulohet emri i ish-zyrtarit të lartë të Policisë

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 45-vjeçarin me 20 vite burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, në shtator të vitit 2015.

Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një shokun e tij.

Por një mundësi për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qenë në një bunker në Berat, i cili rruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Hatija njihet si një trafikant i “pastër”, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave (rreptësisht të disponueshme) ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “masakron” Bashën/ Zgjedhjet i humbe ti

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të forta, sot gjatë takimit të tij në kuadër të nismës për bashkimin e Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri është treguar mjaft i ashpër në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e bërë atë përgjegjës për dështimet e njëpasnjëshme të PD.

PD në ditën më të zezë. Kurrë nuk ka qënë në ditën e sotme. Ka tetë vite që ka humbur cdo nismë përvec ligjit të dekriminalizimit, Ka tetë vite që ka humbiur cdo aksion, ka tëte vite që shkatërrohet mekanizmi elektoral, ka tetë vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale, numëron dy zgjedhje lokale, një të humbur një të dhuruar.



LEXO EDHE:  Foto+18/‘Ishulli i Seksit’ me prostituta dhe drogë pa limit dhe klientë të martuar

LEXO EDHE:  Trafik droge/ Arrestohen 25 pjesëtarë të një bande shqiptarësh

PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhe dhe grabitit më shumë vota se në 2017, Pa diskutim. Por duhet ta themi të vërtetën vetes në sy. Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Por as PD nuk i fitoi zgjedhjet.

Ditën e zgjedhjeve në darkë, zgjedhësit demokratë janë pyetur për kë votuan në PD. Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. Të tjerët për PD. Në këtë mënyrë nuk fitohet.”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon planin/ Merkel i preu “rrugën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në hotel Rogner aty ku ka nisur takimi i parë me demokratët e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka zbuluar dhe si Merkel, ia preu rrugën Ramës dhe Vuçiç në 2013, me planin për ballkanin Ballkanit 6+2.

“Të dashur miq, një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti, vetëm e vetëm kur drejtuesit e saj, mbrojnë interesin kombëtarë.

Sot është një ditë e zezë sepse betohet në Parlament një njeri i cili ka shëndërruar Tiranën në fasadë të Beogradit. Epiqendër të luftës së ftohtë me Kosovën.

LEXO EDHE:  Kapet ‘koka’ e trafikut të drogës/ Kush është shqiptari i arrestuar në Itali

LEXO EDHE:  Video/ Operacion blic te ‘Plepat’ në Durrës, arrestohen 5 persona

Në vitin 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e Ballkanit 6+2. Do formohej asambleja parlamentare e 6 vendeve, me epiqendër ne Beograd. Banka rajonale, qender në Beograd. Me pak fjalë jugosllavia.



Kancelarja Merkel ia hoqi te gjitha organet e jugosllavisë. Propozoi dialogun mes tyre. Synonte të hartonte projekte për këto vende.

C’bënë gangsterët e ballkanit? Vuçiç qe nuk njeh genocidin thotë që u duhet mini shcengen, ballkani i hapur, që kërcënon shtetin e Kosovës.”/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sot është një ditë fatkeqësie”/ Berisha i tregon vendin Ramës, numëron “bëmat” e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur në takimin me demokratët, me thirrje të forta, duke treguar edhe një mbështetje të madhe ndaj liderit të tyre historik.

Nga ana tjetër, Berisha në fjalën e tij, nuk është kursyer në akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

Përshëndetje demokratëve dhe demokretëve shqiptarë kudo që janë.

Foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike, më të bashkuar, më të fortë, më të hapur dhe më të sigurtë për të ardhmen e saj.

Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër në Shqipëri. Sot në parlamentin shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, që nuk njeh ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.



Sot është ditë mynxyre kombëtare, me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit, pasi ai në tetë vite ka mjeruar, ka varfëruar shqiptarët, të cilët tetë vite më parë, për herë të parë në ekzistencën e tyre merrinin rroga më të mëdha se gjithë popujt e ballkanit, kurse sot paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhje dhe abuzime, koncesione, PPP, e ka ngjitur vendin në catinë e botës për korrupsion.

Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, kur në parlament betohet njeriu që shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. E ktheu në qendër të organizatave kriminale. Sot është ditë e vështirë për Shqipërinë, sepse në parlament betohet njeriu i cili duke zbatuar politikat antishqiptare, të varfërimit, burgosjes dhe pasigurisë së madhe, të ç’punësimit, detyroi në pesë vite të largohen 520 mijë shqiptarë.

PD ia arriti të rritej çdo vit popullsia në Shqipëri, dhe kjo ishte arritje historike dhe këtë e thotë instituti i statistikave të qeverisë.”-tha Berisha.

LEXO EDHE:  Trafik droge/ Arrestohen 25 pjesëtarë të një bande shqiptarësh

LEXO EDHE:  Transportonin pako me drogë në Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë në kufi

Më tej, ai shtoi se Rama e ka kthyer Tiranën në një fasadë të Beogradit, dhe shërbëtore të Serbisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE