LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptari përdhunon të fejuarën/ E reja përfundon në spital në gjendje të rëndë, si e torturoi

12 Korrik 2017, 10:00, Aktualitet CNA

Një çift i fejuar shqiptarësh, janë përfshirë në një ngjarje të rëndë në Treviso të Italisë. Një burrë nga Kosova ka përdhunuar dhe plagosur të fejuarën e tij, e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga dhuna fizike dhe seksuale e të fejuarit të saj.

Ai kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj, me arsyen kryesore të xhelozisë, që sipas tij kishte frikë se mos kthehej tek ish i dashuri. I riu e kishte lidhur vajzën rreth qafës me një fishë për karikimin e celularit dhe më pas ka ushtruar dhunë seksuale dhe fizike.

Karabinierët italianë e kanë arrestuar shqiptarin dhe tashmë ndodhet në burg nën akuzën e përdhunimit, rrëmbimit dhe plagosjes./CityNews

Lajmet e fundit nga