LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i fortë i gazetarit/Demokratët e vërtetë sot në Durrës, çfarë do ndodhë

12 Korrik 2017, 16:35, Aktualitet CNA

Grupi i demokratëve anti-Basha do të mblidhet pasditen e sotme në Durrës me anëtarë dhe simpatizantë të PD për të diskutuar mbi rrugët për ringritjen e partisë opozitare, ku është zhytur pas rezultatit katastrofik në zgjedhje dhe garës farse që po zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit për kreun e ri.

Në këtë takim do të jetë edhe kandidati i përjashtuar nga gara për kryetar të PD, Astrit Patozi. Në lidhje me këtë, ka reaguar gazetari Bledian Koka, i cili shkruan në rrjetet sociale se ky takim nuk është për Patozin, por për PD-në.

Më tej, gazetari shkruan se në takim do jenë gjithë demokratët që e duan PD si vizion dhe jo si kompani of-shore, që nxjerr të ardhura me lista bastarde një herë në 2 vjet.

Statusi i plotë:

Nuk eshte per Patozin, eshte per PD-ne…
Sot ne oren 19.00 ne Pallatin e Kulures ne Durres perfaqesues te grupimit qe konteston pengmarrjen e PD nga Lulzim Basha & Co, do te nisin nje tur takimesh per te diskutuar me demokratet qe e duan PD-ne si vizion dhe jo si kompani off-shore qe nxjerr te ardhura me lista bastarde nje here ne 2 vjet. Takimi i sotem eshte nje pikenisje e nje zhvillimi te shendetshem brenda PD-se me demokratet, dhe jo kunder PD-se dhe pa demokratet. Pjesmarrja ne kete nisme eshte e domosdoshme per ata qe i thone vetes demokrate dhe fale Zotit durrsaket jane te tille dhe e kane treguar ne cdo kohe. Sot eshte fillimi i levizje qe i ben nder dhe i jep shprese PD-se, perballe aksionit okult qe eshte ne zhvillim e siper nga Lulzim Basha&CO per shnderrimin e Partise se Lirive, ne OJQ-ne e te nenshtruarve. Per ata vetullngrysur qe e mendojne njesoj me kete levizje, por per aksh arsye te paqarte ne keto temperatura te larta po hezitojne ne pjesmarrje, duhet qe ta ftohin dhe jo ta vetngrijne ndergjegjen e tyre si Luli, dhe te jene sonte ne Durres. Takimi i Durresit nuk ka te beje as me grupin e Olldashit, as me te Topallit e as me te ndonje grupimi tjeter. Sot ne Durres duhet ta identifikojne veten ata qe jane kunder nenshtrimit te PD-se ndaj interesave okulte. Ate qe jane pro nuk nevojiten, te paanshem vetem ne ate bote. Kjo levizje nuk eshte e Patozit, por sot Astrit Patozi nuk po i bishtnon pergjegjesise per te qene ne krye te kesaj levizje, jo vetem, por bashke me te gjithe. Ne kete takim nuk ka vend per ftesa telefonike, por ka nevoje per pjesmarrje me vetedije, askush nuk eshte i perjashtuar, te gjithe jane te ftuar. Sot anetaret qe shpresojne tek PD-ja e vertete kane nevoje te shohin se kjo levizje nuk po tretet sic rreket te imponohet nga skutat e call centerave te SHQUP-it, por po errupton ashtu sic eshte e verteta ne bazen e PD-se…
p.s…Te gjithe syte e demokrateve sonte jane ne Durres, sidomos te atyre pseudo-demokrateve qe jane vetem pak dite larg realizimit te endrres se tyre per marre peng PD-ne njehere e mire…/CityNews

Lajmet e fundit nga