LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/Basha ishte i përzgjedhuri i parë i Ambasadës Holandeze për drejtues i “Mjaft”

12 Korrik 2017, 08:56, Aktualitet CNA

Ambasada e Holandës në 2003 mori përsipër pjesën kryesore të financimit të projektit sorosian ?Mjaft? që kishte si synim afatshkurtër rrëzimin e Nanos nga pushteti për t? i hapur rrugën Edi Ramës në krye të PS-së dhe si synim afatgjatë promovimin e një elite sorosiane në krye të PD-së. Për shkak të lidhjeve të posaçme që kishte Basha me Holandën në atë kohë, ashtu që ai kishte studiuar në Holandë dhe kishte siguruar një vend pune në administratën ndërkombëtare në Kosovë, në sajë të qeverisë holandeze, ai ishte përzgjedhur që në pikënisje të projektit si drejtues i Lëvizjes ?Mjaft?.

Por meqënëse sa i përkiste mënyrës sesi do të zbatohej ky projekt kishte te drejtën e vetos Sorosi, i cili në Shqipëri i jepte përparësi Edi Ramës, kandidatura e Bashës ra sepse atë nuk e pëlqeu Rama. Arsyen e dijnë njerëzit e rrethit të afërt të Ramës. Personi që do të vihej në krye të ?Mjaft? do të bëhej më pas një nga liderët e së majtës dhe më vonë edhe pasardhësi i paracaktuar i Edi Ramës në krye të PS-së.

Në atë kohë, Edi Rama pas takimit të parë me Bashën tha si me shaka se Basha kishte vetëm një të keqe, atë që i ngjante shumë Enver Hoxhës prandaj përbënte rrezik për të për dy arsye. Së pari, Basha do t? u pëlqente nostalgjikëve të shumtë në PS, të cilët do të shikonin te ai Enverin e ringjallur, cka do ta errësonte Ramën. Së dyti, opozita e djathtë do të tallej duke thënë se PS-ja e gjeti përsëri Enverin në personin e Bashës. Më mirë le të shkojë andej nga PD-ja që të tallemi në me ta, -tha Rama.

Kështu, me rënien e kandidaturës së Bashës, në krye të ?Mjaft? erdhi Erion Veliaj që deri atëherë kishte qenë një person dytësor në këtë projekt. Basha shkoi në PD, ashtu siç deshi Rama.

Me çadrën në bulevard Basha zbatoi një projekt të vjetër të ?Mjaft? të sugjeruar dikur nga Rama për të rrëzuar Nanon nga pushteti, por që Erion Veliaj nuk guxoi ta zbatojë në vitet 2003-2004 sepse njerëzit e Nanos e kërcënuan me bërjen publike të disa fakteve shumë kompromentuese familjare. Atëherë Nano i dërgoi fjalë Veliajt:

Bëj protesta para Kryeministrisë me buçet e ?Mjaft? të veshura si nuse për të vënë në lojë gruan time, por po ngrite çadrën në bulevard, do të flasim ndryshe.

Veliaj që e dinte se për çfarë e kishte fjalën Nano u tërhoq. Bashkëpunimi i Ramës me Bashën i ndërprerë në 2003 rifilloi 14 vite më pas në 2017 me Marrëveshjen Rama-Basha, thelbi i së cilës është që Basha do ta administrojë PD-në si parti vasale të PS-së për komoditetin e Ramës.

Nëse nuk do të kishte kundërshtuar Rama në 2003, sot Basha do të ishte në vend të Erion Veliajt si ministër i PS-së dhe kryetar bashkie i kryeqytetit i kësaj partie, me perspektivën që të zëvendësonte Ramën në krye të PS-së, shkruar për CityNews

Lajmet e fundit nga