LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i FRPD del publikisht në krah të Patozit/ E vlerësoj këtë nismë të marrë

12 Korrik 2017, 13:40, Aktualitet CNA

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka folur ditën e sotme në studion e Report TV.  Përgjatë intervistës Këlliçi diskutoi në lidhje me situatën aktuale brenda Partisë Demokratike.

I pyetur nga gazetarja se çfarë mendimi ka për nismën e ish-nënkryetarit të PD, Astrit Patozi, ai tha se e vlerëson dhe e konsideron këtë nismë shumë pozitive.

Sipas tij, për sa kohë në këto takime bisedohet për mënyrën si të ecë përpara PD dhe të kalojë këtë moment traume, nuk ka pse të ndalohen apo të shihen me sy kritik.

?Flitet që do të ketë një nismë të tillë nga Patozi, duke filluar nga dita e sotme në qytetin e Durrësit. Unë e vlerësoj këtë nismë të marrë. Mendoj që çdo diskutim është i dobishëm për sa kohë i shërben PD, për sa kohë që në qendër të diskutimit është logoja e PD dhe mirëqenia e saj. Nisma të tilla duhen parë me një sy pozitiv që ndihmojnë PD, sepse çdo demokrat është i lirë që të thotë mendimin e tij në këto forume të mbyllura?, theksoi Këlliçi./CityNews

Lajmet e fundit nga