LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Kush është personi i vetëm që mund të vrasë Trump dhe të mos dënohet

12 Korrik 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Të vrasësh një president, e aq më tepër Donald Trump, do të thotë t?i bësh gropën vetes, pasi nuk mund t?i shpëtosh drejtësisë. Por, është një person, i cili mund ta kryejë këtë akt dhe të mos dënohet.

Ajo është Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, e cila mund të vrasë edhe figurën më të lartë politike në botë, siç është Trump, pasi është njeriu i vetëm që qëndron mbi çdo ligj.

Sipas ?Internacional Buisiness Times?, ajo nuk mund të dënohet për çfarëdo vrasje që mund të kryejë. E përditshmja ka publikuar një artikull që ka në qendër të tij debatin ligjor mbi këtë mbrojtje supreme të Mbretëreshës.

Ishte faqja satirike e Mbretërisë së Bashkuar ?Daily Mash?, e cila ka shkruar se zyra e Mbretëreshës ka lëshuar një deklaratë që konfirmon aftësinë e saj për të vrarë Trump me shpatë gjatë vizitës së tij në Britani, pa pasoja ligjore, sepse ?Trump është një objekt i Kurorës?.

Kjo u pa fillimisht si një shaka, por që brenda pak kohësh ngjalli një debat të madh rreth ligjeve dhe pabarazisë së aplikimit të tyre./CityNews

 

Lajmet e fundit nga