LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive- Disfata e dytë në Vlorë/Demokratët braktisin Bashën: Na shite

12 Korrik 2017, 19:31, Aktualitet CNA

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vijuar edhe sot takimet e tij në strukturat e PD, në kuadër të fushatës për kreun e ri të partisë. Ashtu si në takimet e fushatës elektorale, Basha ka dështuar edhe në takimet me demokratët.

Këta të fundit po e braktisin çdo ditë e më shumë Bashën, i cili shkatërroi PD duke i dhënë një rezultat katastrofik në zgjedhjet e 25 qershorit dhe nuk dha dorëheqjen, por kërkon me çdo kusht të mbajë sërish karrigen.

CityNews iu raportoi mbrëmjen e kaluar për dështimin e Bashës në Sarandë, ku nuk kishte arritur të siguronte as 50 vetë. Situata ka qenë më e rënduar në qytetin e Vlorës, ku është pritur sot me protesta.

Burime i thanë CityNews se qëndrestari i PD i vitit famëkeq 1997, Ardian Selimi, ka thirrur nga salla, sapo Basha ka hyrë në teatrin ?Petro Marko? ku po mbahej takimi, se nuk duhet duartrokitur humbësi. Ai ka thënë se Basha tradhtoi çadrën, shiti demokratët te Rama dhe për këtë demokratët e Vlorës nuk e pranojnë vasalin e Ramës.

?Duartokisni humbjen, duartrokisni Ramen, duartrokisni shitjen e votave. Qendruam pa u dorezuar ne cader, ndersa ky na shiti?, ka thënë ai.

Të njëjtat burime i thanë CityNews se kandidati tjetër në garë, Eduard Selami, është nxjerrë nga teatri nga stafi i Bashës./CityNews

Lajmet e fundit nga