LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrësi “vishet” blu/Patozi zbulon arsyen: Pse zgjodhëm këtë qytet

12 Korrik 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, po zhvillon takimin e parë me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Durrës, për ringritjen e partisë.

Patozi zbuloi pse është zgjedhur qyteti i Durrësit për takimin e parë, duke thënë se ky qytet është një barometër për gjendjen e PD.

?Unë e kam marrë shumë seriozisht këtë takim, ndaj dhe do kërkoj lejen tuaj të flas ulur. Janë kushtet më ekstreme ato që po kalon PD. Ka qenë i menduar mirë takimi i parë në Durrës, pasi në ka një barometër për gjendjen e PD ky është Durrësi. Nëse Durrësi e pranon PD, PD fiton në gjithë Shqipërinë, nëse e refuzon, PD nuk ka të ardhme?, tha Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga