LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon arsyen/ Pse u lirua baroni i drogës

12 Korrik 2017, 16:05, Aktualitet CNA
Artan Hoxha zbulon arsyen/ Pse u lirua baroni i drogës

Gazetari Artan Hoxha ka folur pak minuta më parë në studion e Neës24 në lidhje me vendimin e Gjykatës së Durrësit për baronin e drogës, Alket Hatija.

Sipas tij, gjykatësi Petraq Suri e ka argumentuar vendimin për lirimin e Hatijas dhe masën ?detyrim paraqitje? duke u bazuar tek dokumentacioni i avokatit mbrojtës.

Ky i fundit ka thënë se Alket Hatija e ka vuajtur dënimin me burg në Shqipëri për të njëjtën vepër.

?Kur ka zgjedhje krijohet amulli në institucione. Sot kemi ca institucioni që replikojnë me njëra-tjetrën. Ai është i njohur për trafikun e narkotikeve në shtetin italian dhe emri i tij është shfaqur shpesh herë. Bëhet fjalë për grupin e Shijakut, ku një pjesë e tyre janë arrestuar. Pas një kohe dënimet e tyre janë minimizuar dhe janë liruar. Arrestimi thuhet se është bërë pas kërkesës së Interpolit. Ai është dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge. Materialet i janë vendosur prokurorisë dhe në datën 11 korrik është marrë vendimi i Gjykatës për lirimin.

Gjykata e Durrësit pasi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë vendosi masën detyrim paraqitje për Hatijan. Gjyqtari Petraq Suri arsyeton se avokati mbrojtës i klientit ka paraqitur dokumentacion sipas të cilës për të njëjtën vepër, Alket Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Për llogari të këtij grupi janë arrestuar në Itali 90 persona. Janë trafikuar gjysmë tonë drogë. Organizata shtrihej në disa shtete. Tek grupi i Shijakut janë dënuar 5 anëtarë në Shqipëri?, tha Hoxha./CityNews

Lajmet e fundit nga