Connect with Us

Ndarja etnike do të sillte katastrofë për Ballkanin

Aktualitet

Ndarja etnike do të sillte katastrofë për Ballkanin

Publikuar

-

Thirrjet për të rishqyrtuar kufijtë e Ballkanit sipas kriterit etnik janë hapa të rrezikshëm prapa – dhe do të nxisnin konfliktet që ato supozojnë se duan të zgjidhin.

Në opinionin më të fundit të një serie të botuar në Foreign Affairs dhe Balkan Insight, Timothy Less i përshkruan marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan si të dëmtuara aq rëndë saqë nuk mund të rindreqen.

Ai e përfshin Bashkimin Europian në këtë problem të sugjeruar prej tij, duke pretenduar se promovimi i multikulturalizmit të tij është një politikë e dështuar, që po e çon rajonin drejt një Armagedoni etnik, ku shtetet eventualisht do të shpërbëhen në vija etnike, me gjasa me vrasje.

Less bëri një thirrje që ne duhet të veprojmë për të parandaluar këtë fatalitet përmes një politike të ndarjes etnike. Ai kërkoi krijimin e marrëveshjeve qeverisëse ndërkufitare, që lidhin pakicat me shtetet ku janë më afër etnikisht osë që janë më të dëshirueshme, duke çuar kështu në rikonfigurimin e kufijve shtetërorë që komunitetet politike të bëhen etnikisht homogjene.

Sipas tij, ky proces i homogjenizimit është çelësi i paqes dhe stabilitetit, pasi ofron “liri nga ndërhyrja e jashtme dhe mbrojtje nga kërcënimi i agresionit politik prej të cilit pakicat në rajon kanë frikë”.

Ndërsa idetë polemike të Less të tërheqin vëmendjen, për mua ato janë të keqinformuara. Ato bazohen në një keqdiagnostikim të problemit të frymëzuar nga ideologjia dhe nga një formulim i frymëzuar ideologjikisht i dogmave që mund të nxisin konfliktet që ai kërkon të zgjidhë.

Do të doja të tërhiqja vëmendjen tek këto të meta, pasi jam i shqetësuar se njerëzit do të ndikohen nga mendimet e Less, veçanërisht për shkak se ai ka një biznes që ofron konsulencë të specializuar për politikën e Europës Lindore. Sugjeroj që nëse idetë e tij do të ktheheshin në politikë, ato do të nxisin shkatërrim për rajonin.

Një kalim drejt modeleve mono-etnike të qytetarisë dhe komunitetit politik është një hap mbrapa. Ai zhbën dekada të reformave të të drejtave të njeriut dhe i kthen shoqëritë në një epokë të errët të persekutimit etnik, ku pakicat konceptohen si njolla kombëtare ose si shtetas jobesnikë që duhen kontrolluar, asimiluar apo dëbuar në shtetet “e tyre” etnike.

Si fillim, duhet nënvijëzuar se propozimi i Less është etno-nacionalizëm me petk tjetër. Ndërkohë që ai nuk e miraton sjelljen e nacionalistëve, zgjidhja që ai propozon është pikërisht ajo që do të donin nacionalistët të ndodhte, shtete të zotuara nga grupe etnike të veçanta me kompetenca për të sunduar shtetasit që nuk kanë të njëjtën etni me ta.

Duke përmendur shembuj të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës, Less qorton “politikanët e korruptuar të cilët e mbrojnë nacionalizmin për të qëndruar në pushtet”. Megjithatë, Less mund të interpretohet si një mbrojtës i vërtetë, megjithëse pa dashje, i të njëjtit nacionalizëm. Ai është, në fund të fundit, i shqetësuar për të korrigjuar “mospërputhjen e kufijve etnikë dhe politik”. Nëse kryhet, ky plan do ta transformonte Ballkanin në një rajon të etnokracive.

Nëse qëllimi i Less është të zëvendësojë bashkëjetesën multietnike me njësi qeverisëse mono-etnike, atëherë a nuk duhet të mbështesë ai propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për një Shqipëri dhe Kosovë të bashkuar? A nuk duhet të mbështesë gjithashtu presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, i cili përkrah shkëputjen e entitetit të tij nga Bosnja?

Less i kritikon etno-nacionalistët, por është e vështirë të shihet se si e ardhmja e tij ideale është ndryshe nga ajo e tyre.

Less ofron një analizë të njëanshme të ngjarjeve të fundit, duke dhënë përshtypjen se ekziston një krizë e tmerrshme sigurie mes komuniteteve etnike, që kërkon ndërhyrje urgjente. Njëkohësisht, ai nuk përmend informacionet që tregojnë se konfliktet ndëretnike bazohen në përkatësitë partiake dhe dallimet ideologjike, të cilat janë rritur veçanërisht dhe po përçajnë shoqëritë e Ballkanit.

Një ilustrim tregues i kësaj përzgjedhjeje është analiza e fundit e Less rreth krizës politike të Maqedonisë. Ai e paraqit atë në mënyrë të njëanshme si një mosmarrëveshje ndëretnike midis një blloku monolit shqiptar dhe një blloku monolit maqedonas.

Përmes këtij thjeshtësimi të ngjarjeve, Less analizon armiqësitë mes etnive dhe solidariteti ndëretnik që kanë qenë gjithashtu një tipar përcaktues i krizës. Ai gjithashtu e largon vëmendjen nga shkaqet jo etnike të krizës, si abuzimi me pushtetin nga regjimit autoritar dhe mosgatishmërinë për të pranuar humbjen në zgjedhje.

Në fakt, pas leximit të analizës së Less, dikujt mund t’i falet nëse nuk e di që Maqedonia shmangu për pak një luftë civile brenda-etnike mes mbështetësve maqedonas të dy partive LSDM dhe VMRO-DPMNE, mbi të drejtën për të qeverisur.

LEXO EDHE:  Ballkani Perëndimor, kopshti i brendshëm i shtëpisë Europa

Dikush mund të falet edhe nëse nuk e di se protesta që erdhi në përgjigje të korrupsionit të shfrenuar të partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, përgjimit të kundërshtarëve politikë, mashtrimeve zgjedhore dhe kapjes së gjykatave dhe mediave, – ishte në fakt multietnike. Në të u përfshinë shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe qytetarët e komuniteteve të tjera etnike të Maqedonisë, të mobilizuar për të njëjtën arsye të demokratizimit.

Dikush mund të falet nëse nuk e di se në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, një numër i paprecedent i shqiptarëve të Maqedonisë i kthyen shpinën partive politike shqiptare dhe votuan për LSDM, parti socialdemokratike që ka përfaqësuar historikisht maqedonasit, por që gjithashtu gjatë një periudhe në opozitë, u largua nga një platformë etnike drejt një vizioni multikulturor për vendin.

Less nuk raporton për këto çështje. Ai është i zënë me çështjet etnike dhe e sheh konfliktin etnik kudo. Si rezultat i narrativës së tij në mënyrë selektive, ai prodhon një panoramë të shtrembëruar të jetës politike, e cila paraqet i lë vend axhendës së tij të shpëtimit të bashkësive etnike nga vetja duke hequr kufijtë midis tyre.

Analiza e Less jo vetëm që është e një interpretimi të ngushtë. Ajo përmban pasaktësi faktike. Të marrim përshkrimin e tij të shqiptarve etnikë të Maqedonisë. Ai i ka portretizuar ata si këmbëngulës për t’u shkëputur nga shteti, duke iu referuar “shkëputjes de facto” të tyre.

Por, cilëve shqiptarë u referohet? Nuk ka pasur kurrë një lëvizje separatiste midis partive politike shqiptare të Maqedonisë. Ata kanë bërë fushatë zgjedhore për të kundërtën, duke kërkuar përfshirje më të madhe në institucionet shtetërore në emër të barazisë dhe dinjitetit. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, kur luftëtarët shqiptarë u angazhuan për më shumë pushtet qeveritar dhe jo shkëputje nga Maqedonia.

Ç’ka është veçanërisht shqetësuese në analizën e Less është mungesa e gjykimit paraprak nëse propozimi i tij hap rrugë për më shumë konflikt. Ai e merr për të mirëqenë se qytetarët në heshtje do të pranojnë aneksimin e territoreve të tyre dhe se nuk do të bëjnë rezistencë me dhunë gjatë dhurimit të tokave të shenjta kombëtare te një shtet tjetër.

Ai gjithashtu nuk arrin të parashikojë shpronësimin dhe viktimizimin përgjatë kësaj rruge, të cilat lidhen me kushtet e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë për të cilat ai pretendon se ka përgjigje.

Në vend që t’i ekzagjerojë çështjet, Less duhet të mbështesë politikat e transformimit të konflikteve të cilat kanë treguar se funksionojnë. Integrimi europian ka nxitur paqen dhe begatinë në një rajon që deri në Luftën e Dytë Botërore ka qenë vend i dhunës politike shkatërruese dhe rivaliteteve të pafundme ndërshtetërore. Ai i ka transformuar armiqtë e dikurshëm në aleatë të ngushtë, siç ilustrohet bë marrëdhëniet franko-gjermane. Ai i ka larguar njerëzit nga ideologjitë nacionaliste dhe ka nxitur solidaritet përtej kufijve shtetërorë.

Ka shumë pika për të qenë kritik në angazhimin e BE-së në Ballkan. BE-ja ka lejuar të lulëzojnë liderët autoritarë, bashkëpunimi i të cilëve kërkohet për të kufizuar rrjedhën e refugjatëve në Europën Perëndimore. Ajo ka qenë e dobët në përgjigjen e saj ndaj politikanëve demagogjikë që nxisin armiqësi mes grupeve etnike. Ajo ka qenë e paqëndrueshme në presionin e saj kundër shteteve që shkelin të drejtat e pakicave.

Megjithatë, këto defekte nuk janë një arsye bindëse për të hedhur poshtë çdo gjë rreth Unionit dhe vlerave për të cilat ai qëndron. Përkundrazi, ato tregojnë nevojën për reforma në mënyrë që BE-ja të bëhet më parimore dhe të zhvillojë lidhje më të ngushta me shtetet në rrezik të rënies në autoritarizëm dhe intolerancë.

Nëse Less është me të vërtetë i përkushtuar për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurt, ai duhet ta shohë BE-në si pjesë të zgjidhjes dhe jo ta konceptojë si një pengesë. Ai do të mendonte për mënyra për të shfrytëzuar sukseset historike të unionit për t’i përdorur ato si nxitje për një të ardhme të hapur dhe paqësore. Më shumë kufij dhe më shumë nacionalizëm nuk mund të jenë kurrësesi pjesë e kësaj të ardhmeje./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Operacioni Gladio/ Lufta sekrete e CIA-s kundër komunizmit në Evropën e Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Sapo përfundoi Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë dhe Bashkimi Sovjetik filluan që ta shohin me dyshim njëri-tjetrin, secili duke luftuar fshehurazi për pushtet dhe ndikim në të gjithë Evropën, ndërsa regjimet bashkëpunuese të tyre u ngritën midis rrënojave të konfliktit botëror.

Çdo udhëheqës në perëndim të qytetit të Berlinit, e kuptoi se rezistenca ndaj pushtimit sovjetik, për të cilin ata ishin të sigurt se do të ndodhte një ditë, ishte e pamundur. Lufta i kishte rrënuar ushtritë e tyre, dhe do të duheshin vite për t’i ri-ngritur ato. Ndaj përgjigja ishte “Operacioni Gladio”.

Udhëheqësit perëndimorë pyetën veten:Po sikur rrjetet e rezistencës që kishin luftuar kundër nazistët, të rikrijoheshin sërish në të gjithë kontinentin, këtë herë për t’i rezistuar sovjetikëve? Ushtritë sekrete, të krijuara nëpërmjet financimeve misterioze apo edhe të paligjshme, mund të mbeteshin  jashtë syve të publikut, duke qenë të gatshme në çdo moment të luftonin kundër pushtimit sovjetik, për të cilin shumëkush mendonte se ishte i pashmangshëm.

Në parim plani ishte i arsyeshëm. Rrjetet kombëtare të rezistencës do të krijoheshin, dhe Ato do të rrinin në pritje deri në ditën që do të duheshin. Problemet nisën kur këta njerëz u aktivizuan jo për t’i rezistuar pushtimit, por për të kryer fushata vrasjesh dhe terrori politik kundër popullit të tyre.

Kjo është në fakt historia e “Operacionit Gladio”, programi ushtarak sekret që shkoi tmerrësisht keq. Ashtu si shumë përpjekje të tjera të Luftës së Ftohtë, Gladio i kishte rrënjët në Luftën e Dytë Botërore.

Kur kërcënimi i pushtimit gjerman arriti kulmin e tij në vitin 1940, qeveria britanike organizoi një rrjet njësish ndihmëse, një forcë guerile në pritje, detyra e së cilës do të ishte të luftonte me çdo mjet që kishte në dispozicion pushtuesit nazistë.

Në fund, këto njësi nuk u angazhuan në asnjë rast në beteja, dhe u shpërndanë në heshtje pas luftës. Gjithsesi parimi i “njësive ndihmëse” vazhdoi të dominonte. Në vend se të pritej shpërthimi i luftës, përpara se të organizonin rrjetet e rezistencës, ato do të ngriheshin paraprakisht, dhe do të trajnoheshin nga veteranë të forcave speciale britanike.

Ato do të furnizoheshin nga depot e armëve të vendosura pranë vendbanimeve të tyre. Në fillim të viteve 1950, rrjete të tilla të fshehta u krijuan në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Francë, Danimarkë, Norvegji, Turqi dhe Itali. Në mbështetje të tyre ishin agjenci të ndryshme evropiane të inteligjencës, duke përfshirë shërbimin sekret britanik, së bashku me CIA-n amerikane.

Ato u organizuan përmes NATO-s, edhe pse nuk ishin zyrtarisht anëtarë të aleancës. Secili nga rrjetet kishte emrin e tij të koduar. Por ai i ushtrisë sekrete italiane do të bëhej emri kolektiv për të gjithë:Gladio, sipas emrit të shpatës së shkurtër romake, që mbahej dikur nga legjionarët dhe gladiatorët.

Këto rrjete ishin shumë të preferuara nga shefi i CIA-s amerikane, Alen Dalles. Ai ishte një antikomunist i zjarrtë, dhe në vitin 1942 kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara “po luftonin kundër armikut të gabuar”. Peizazhi politik i pasluftës, nënkuptonte se çdo aleat ishte i vlefshëm në kundërvënien ndaj Bashkimit Sovjetik.

Në Itali, kjo nënkuptonte emërimin e ish-fashistëve dhe ekstremistëve të djathtë në poste të rëndësishme në shërbimet sekrete dhe politikë, si dhe krijimin e lidhjeve të ngushta me mafian antikomuniste. Siç u shpreh në atë kohë një agjent i CIA-s:”Për shkak të natyrës së saj antikomuniste, Mafia është një nga elementët që përdor CIA për të kontrolluar Italinë”.

LEXO EDHE:  “Merkel do i mungojë Rajonit dhe Europës”/ Rama: Na kupton më mirë se askush

LEXO EDHE:  Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane



Partia Demokristianë, aleatja e preferuar i CIA-s në politikën italiane, e mirëpriti ndihmën e neo-fashistëve dhe grupeve kriminale, pasi demokristianët mendonin se “kishte arsye të forta për të pasur frikë, se në rast se do të lejohej prirja e votuesve gjatë viteve 1948-1953… komunistët dhe socialistët, do të bëheshin forca më e madhe politike në Itali’.

Gladio dyshohet se u përdor për herë të parë në vitin 1963, për të sulmuar mbështetësit e Partisë Socialiste Italiane, e cila kishte fituar disa poste në kabinetin qeveritar në zgjedhjet e fundit. Gjatë periudhës që pasoi, të njohur si “Vitet e Plumbit”, operativët e Gladio mendohet se u përfshinë në trafiqe droge, si dhe në sulme të dhunshme dhe atentate ndaj të majtëve.

Në të njëjtën kohë, në Itali u krijuan Brigadat e Kuqe (BR) komuniste me financimin e Bashkimit Sovjetik, për të shkaktuar shpërthimin e një revolucioni në Itali. Militantët komunistë nisën një fushatë grabitjeje bankash, sabotazhi dhe rrëmbimesh, për ta destabilizuar shtetin italian.

Operativët e Gladios ndjenë një shans të artë për të shfrytëzuar taktikat e dhunshme të BR. Më 31 maj 1972, 5 karabinierë iu përgjigjën një telefonate anonime, që raportoi për një makinë të braktisur në periferinë e fshatit Peteano afër kufirit me Jugosllavinë.

Kur hapën bagazhin ndodhi një shpërthim i madh që vrau 3 prej tyre dhe plagosi rëndë 2 të tjerët. Një telefonatë e dytë, implikoi në atë ngjarje terroristë të krahut të majtë, duke nxitur forcat e sigurisë të nisnin një opracion që çoi në më shumë se 200 arrestime.

Por hetimet e mëtejshme zbuluan se plani ishte ideuar nga neofashisti Vinçenzo Vinçiguerra, dhe se eksplozivi C4 ishte marrë nga një depo armësh të Gladios në qytetin e Veronës. Vinçiguerra e pranoi në gjyq se organizata e tij, Ordine Nuovo (Rendi i Ri), kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret të ushtrisë italiane, për ta organizuar atë sulm me synim nxitjen e qeverisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatimin e politikave më autoritare.

Pak më vonë kryeministri italian Xhulio Andreoti, konfirmoi para Senatit ekzistencën e Gladio-s. Zbulimi bëri bujë në Evropë, pasi u zbulua ekzistenca edhe e organizatave paralele. Në muajt që pasuan, shumica e rrjeteve të tij përbërëse u shpërbënë në heshtje.

Edhe pse një komision parlamentar në Itali, pretendoi se CIA kishte mbështetur një “strategji tensioni”, në të cilën përdorej dhuna për të mbajtur një atmosferë frike, nuk u gjet asnjë provë e besueshme për ta mbështetur këtë pohim.

Në fakt, ajo çfarë ishte dhe çfarë bëri në të vërtetë “Operacioni Gladio”, mund të mos merret vesh kurrë. Shumë qeveri evropiane nuk janë të gatshme të bëjnë transparencë mbi këtë çështje, dhe shumë nga drejtuesit dhe operativët e tij kanë vdekur tashmë, janë në burg ose janë të panjohur për publikun.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://allthatsinteresting.com/operation-gladio

LEXO TE PLOTE

Politikë

29 Nëntori/ Meta dhe Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Politika shqiptare është e ndarë edhe për festa.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kreu homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, një ditë më parë, për të kujtuar festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Ndërsa të majtët e kujtojnë sot festën e Çlirimit.



Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit.

LEXO EDHE:  Propozimi i Pendarovskit/ Samit të jashtëzakonshëm për zgjerimin e Ballkanit

LEXO EDHE:  Propozimi i Pendarovskit/ Samit të jashtëzakonshëm për zgjerimin e Ballkanit

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar këhstu të rënët në luftë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Moti i keq, bllokohen rrugët me inerte dhe gurë/ ARRSH, apel drejtuesve te mjeteve

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit  duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë  si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve.

LEXO EDHE:  Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës

LEXO EDHE:  Propozimi i Pendarovskit/ Samit të jashtëzakonshëm për zgjerimin e Ballkanit

Të gjitha akset sot janë të kalueshme.



ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore   të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE