LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti i PD paralajmëron Bashën/ Nuk mund të vjedhësh zgjedhjet në shtëpinë time!

11 Korrik 2017, 17:20, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ?Fol me mua? në RTSH, ku ka diskutuar në lidhje me situatën aktuale në PD.

I pyetur nga gazetari se çfarë mendon për zgjedhjet e 22 korrikut, ku do të vendoset për kryetarin e ri të PD-së, Cara ka thënë se garën mes dy kandidatëve nuk e quan të ndershme. Këto nuk mund të quhen zgjedhje, ka artikuluar ai.

Më tej, ish-deputeti ka paralajmëruar kryetarin e vetëngrirë të PD, Lulzim Basha se nuk do ta pranojë vjedhjen e zgjedhjeve në selinë blu, ashtu siç nuk ka pranuar vjedhjen e votave nga Edi Rama.

?Refuzoj t?i quaj zgjedhje këto që do të bëhen brenda PD-së. Po të ishte garë e ndershme, jam i pari që do rreshtohem si ushtar i partisë së Bashës. Unë nuk kam pranuar vjedhjet e votave të Edi Ramës si kundërshtar , e jo më të pranoj të vidhen zgjedhjet në shtëpinë time,? tha Cara./CityNews

Lajmet e fundit nga